Adoleshenti e kishte bërë rrugë, tre vjedhje në shtëpinë e fqinjit për tre javë

486
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar me akuzën për vjedhje, tre raste në shtëpinë e fqinjit të tij brenda nëntorit. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.
Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit J.D., 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.
Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht.
Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje, e kryer më shumë se një herë”.
Sigal