Admiral Foggo optimist për udhëtimin në Serbi dhe Kosovë

    164
    Nga U.S. Army Sgt. i Parë, Mark Patton

    Zëdhënës shtypi, Komanda e Forcës së Bashkuar, {KFB}. Napoli
    NAPOLI, Itali–Para vizitës së tij më 31 janar dhe 1 shkurt 2018 në Ballkanin perëndimor, Admirali i Marinës së SHBA James Foggo, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, theksoi përparimin dhe bashkëpunimin e kohëve të fundit në rajon, si një arsye për optimizëm. “Unë pres që të zhvilloj marrëdhëniet kyçe që do të çojnë në suksesin e ardhshëm”, tha Foggo. Admirali Foggo vizitoi Beogradin, Serbinë dhe pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë udhëtimit, ku u takua me udhëheqës të lartë në të dy vendet, duke përfshirë Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Shefin e Shtabit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme. Gjithashtu ai vizitoi qytetin e Mitrovicës, trupat dhe bazimet të rëndësishme, pjesë e Forcës së Kosovës{FSK} si dhe trupat e operacionit të mbështetjes së paqes tëNATO-s, KFOR.
    Mbi Partneritetin serb
    Komandanti i JFC Napoli tha se, ai e vlerëson pozitivisht bashkëpunimin midis NATO-s, shtetit të Serbisë dhe Forcave të Armatosura Serbe. Në një intervistë përpara nisjes së tij, Foggo nënvizoi një lajm gjatë trajnimit midis usharakëve sërbë të batalionit të 63-të parashutist dhe trupave të përbashkëta nga Komanda e Bashkuar Napoli. Admirali përmendi një letër të shkruar nga ushtari gjerman Master Sgt. Hilke Lütt, e cila midis të tjerave përfshinte një simbol të pëlqyer nga batalioni serb. Foggo e citoi letrën, e cila lavdëroi suksesin e stërvitjes në Serbi, si një shembull të marrëdhënieve pozitive të deritanishme dhe bashkëpunimin e koordinimin në të ardhmen. “Mendoj se ka shumë pozitivitet në marrëdhëniet që kemi krijuar me njëri-tjetrin si ushtarakë profesionistë”, tha Admiral Foggo. Ai gjithashtu evidentoi stërvitjen e vitit të kaluar “Double Eagle”, mes trupave amerikane të Divizionit Airborne dhe Forcave të Armatosura Serbe, që i paraprin stërvitjes rajonale që do zhvillohet këtë vit në Beograd. Ideja e kësaj stërvitjeje është njohja e trupave me procedurat standarde të veprimit të NATO-s, gjatë simulimit të skenarëve të jetës reale, siç janë ndihma humanitare dhe eleminimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

    Progresi serb
    Vizita e tanishme e zotoi Foggo është e katërta në Serbi, dhe e para si komandant i KFB Napoli. Ai nuk heziton të thotë se, parashikon një të ardhme të ndritur për këtë vend. “Mendoj se publiku serb, duke pasur mundësinë të mësojë më shumë për NATO-n, do ta mësojë se, NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk është një Aleancë që kërkon një luftë”, tha Foggo. “Ne jemi për parandalimin e konflikteve dhe mendoj se ky është një mesazh pozitiv i NATO-s në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në teatrin evropian “. Gjithashtu Admirali theksoi se, është i shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe informacioneve të rremë që vijnë nga disa media ruse. “Unë mendoj se roli i NATO-s është portretizuar si veprim i padrejtë”, tha Foggo për lajmet e rreme ruse. “NATO nuk është agresor. NATO nuk po përpiqet të rrethojë Rusinë, apo miqtë dhe aleatët e saj. NATO është thjesht një Aleancë mbrojtëse. ” Foggo vuri në dukje se ai është në favor të zgjerimit të NATO-s, por ai tha se, udhëheqësit serbë janë të kënaqur me situatën aktuale. “Serbia e ka bërë mjaft të qartë se, ata janë të kënaqur për marrëdhëniet me NATO-n tani dhe ky është bashkëpunimi, koordinimi, zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në një mënyrë shumë paqësore dhe produktive”, tha Foggo. Duke e krahasuar këtë vizitë me atë të v. 2003, kur ishte në Shtabin e Përbashkët, si Drejtor i Evropës Perëndimore dhe Ballkanit, ai tha se në rajon përparimi është i dallueshëm. “Ne tashmë jemi shumë më përpara se ku ishim, pasi disa vende të Ballkanit u bënë anëtare të NATO-s dhe disa të tjera përqafuan integrimin evropian dhe u bënë anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Foggo. “E di se Serbia është në atë rrugë, një rrugë drejt ngjitjes në BE. Unë jam një tifoz i madh i Bashkimit Europian, dhe e shoh këtë si një ndihmë politike, ekonomike dhe nxitje për Serbinë. Mendoj se do të ishte një hap i rëndësishëm “.
    Misioni i Kosovës
    Misioni i Forcës së Kosovës, apo i KFOR-it, ka të bëjë me një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt. Lidhur më këtë cështje Admirali u shpreh se, KFOR është përmendur shpesh si një nga institucionet më të respektuara në Kosovë.”KFOR-i, do të jetë atje për aq kohë sa institucionet në Kosovë të bëhen autonome, plotësisht demokratike , stabël dhe të sigurta për të sunduar në të katër pikat e busullës atë vend”, tha Foggo.KFOR-i është themeluar në vitin 1999 dhe është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë me 4,600 trupa nga 30 vende. Udhëtimi i Komandantit të KFB Napoli, erdhi dy javë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, një politikan i shquar serb, i cili u qëllua jashtë selisë së partisë së tij. “Ishte një vrasje me gjakftohtësi në dritën e ditës”, tha Foggo. “Nuk ka vend për këtë në asnjë vend demokratik në botë. Autorët që bënë këtë akt, të ndiqen penalisht sipas ligjit, dhe nëse shpallen fajtorë të burgosen “.
    2 shkurt 2018, sipas Faqes zyrtare të Admiralit Foggo 
    Në fund të vizitës, Amirali Foggo u shpreh: Gjatë dy ditëve të fundit kam qenë i privilegjuar qëtë inkurajoj liderët kryesorë të Ballkanit Perëndimor, që të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në përpjekjet tona për të siguruar dhe stabilizuar më tej këtë rajon. Të mërkurën u takova me Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin, Shefin e Shtabit, Ljubisha Dikoviç dhe Ndihmësministrin e punëve të jashtme Branimir Filopivic në Beograd. Erdha me ndjesinë se, ndërsa historia e tyre e mosmarrëveshjeve me fqinjët në rajon mbetet, ato po ecin përpara me një sytë tek eardhmja për tu anëtarësuar në BE dhe partneritetin e vazhdueshëm me NATO-n. Serbia dhe Kosova kanë qenë me fat për të përfituar nga një linjë e qartë komunikimi përmes dialogut Prishtinë-Beograd, dhe pavarësisht vrasjes tragjike të politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç më 16 janar, do të vazhdojmë përparabashkëbisedimin konstruktiv. Të enjten, data 1 shkurt, komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci dhe unë ecëm mbi urën Austerlitz, ura kryesore mbi lumin Ibër dhe pastaj nëpër qendër të Mitrovicës, jo larg skenës së vrasjes së Ivanoviçit. Ne u takuam me kryetarët e komunave të veriut dhe jugut të Mitrovicës, përkatësisht Gorman Rakic dhe Agim Bahtiri, të cilët janë të përkushtuar që ta kalojnë këtë incident në një mënyrë të qetë dhe konstruktive. Unë besoj se urat lidhin. Dy kryebashkiakët kërkojnë bashkëpunim për të ndërtuar dhe mbajtur këto ura, të cilat janë simbole të rëndësishme, që lidhin njerëzit, duke mundësuar tregtinë dhe duke lehtësuar prosperitetin. Ura e Austerlitz lidh popullsinë etnike serbe dhe shqiptare dhe dy kryebashkiakët synojnëtë bashkojnë votuesit e tyre, pas vrasjes së Ivanoviçit. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n dhe Aleanca është e rëndësishme për këtë rajon. Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë kontaktin , komunikimin dhe bashkëpunimin për të siguruar paqe dhe stabilitet, për një rajon më të fortë, një Evropë më të bashkuar dhe një botë të lirë dhe të begatë.
    Përgatiti, Shefqet Kërcelli