Administrata publike, Ahmetaj: Pagat do të rriten 7%.Fondi i posaçëm shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor

769
Sigal

Ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi
se, pagat për administratën do të rriten 7 për qind dhe se fondi për këtë
rritje shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor. 




“Ka një fond tjetër për transferimet nga
administrata publike në atë lokale dhe është hera e parë që ka një shumë kaq të
konsiderueshme në dispozicion të administratës publike, duke filluar nga mjekët
e duke vazhduar me mësuesit, policët, ushtarët”, tha Ahmetaj. 




Shefi i financave shqiptare nënvizoi se, paketa e
rritjes do të ketë edhe një “fytyrë sociale” sa i përket pagave të ulëta. “Kjo
rritje bazohet tek suksesi i reformës, tek rritja e pagave pa borxh”, shtoi
Ahmetaj.