Adem Dauti:Politika bujqësore e Ramës është e realizueshme, me kontrolle dhe me specialistë

    425
    Sigal

    INTERVISTA/ Flet ish- Kryetari Koperativës  dhe  ish -agronomi Ndërmarjes Bujqësore Elbasan, Adem Dauti

    Ai ka ndjekur me vëmendje fushatën elektorale të dy partive kryesore dhe është ndjerë i kënaqur për  rëndësinë që i ka dhënë Kryetari i PS-së, Edi Rama, bujqësisë. Sipas tij, shumë nga premtimet në fushën e bujqësisë janë të realizueshme, por duan punë, specialistë, investime dhe kontrolle. Nuk janë aspak të parealizueshme, n.q.s  realizohet sistemi vaditës, kullues, primar, sekondar, terciar. Në këtë mënyrë s’do të ketë as përmbytje as thatësirë thekson ai. Agronomët duhet të jenë në krye të punës. Agro do të thotë arë, tokë, ndërsa nomos, ligj (greqisht, pra fjala agronom  do të thotë ligji i tokës, arës, ndërsa bota agronomët i quan inxhinierë.

     Ju në bisedën e mëparshme keni thënë që në punimet e tokës, vaditjen, mbjelljen, korrjen, etj., kishit parasysh një kod. Cili ishte ky kod dhe çfarë përfshinte?

     Ky kod quhej Kodi Agroteknik dhe përfshinte shtatë pika. Unë do t’i përmbledh me pak fjalë disa nga pikat kryesore

     – E para ishte të punoje tokën thellë!

     Sot toka nuk punohet, por tallen me tokën. Bëjnë një punim shumë të cekët dhe  pjesa më e madhe punohet nga gomarët, me kuaj dhe nga vetë njerëzit që tërheqin qetë. Në përgjithësi nuk punohet me traktor sepse traktori  harxhon shumë. Kostoja e punimit është shumë e lartë, është afërsisht 300 mijë lekë të vjetra për një ha që nuk ka  leverdi asnjë fermer që ta bëjë.

    –     Plehërimi i tokës. Ne dikur e plehëronim tokën me shkencë. Ne i bënim analizat agrokimike tokës dhe çoheshin në  laborator ku sot ky laborator nuk  ekziston sot. Merreshin rezultatet nga laboratori dhe dilte se një fermer që e kishte atë tokë që i bëri analizën duhet t’i hedhë një pleh të caktuar që toka e kishte në sasi të vogël. Pra duhet të hidheshin plehra dhe mikroplehra, ku më i pazëvendësueshmi është plehu organik”. Të gjithë agronomët dhe  kryeagronomët e quanin se, “plehu Organik është kryeagronomi i bujqësisë. Plehu organik ka miliona mikroorganizma, ku në bashkëpunim me tokën, ku hidhet ajo fillon dhe përpunohet. Ne tokën e quajmë organizëm të gjallë.

    –     Lufto kundër lagështirës, Erozionin dhe thatësirën

    Për të luftuar kundër lagështirës janë kanalet kulluese të mirëfillta primar, sekondar dhe terciar. Kjo mund të quhet e parë, e dytë dhe e tretë por agronomët e quajnë primarë, sekondar dhe terciar.

    Në kohën tonë luftohej shumë  eurozioni, miliarda metër kub tokë shkon në det sepse nuk luftohet eurozioni. Një shi i vogël që bie e merr tokën dhe e çon në det sepse mungojnë pritat, kanalet dhe pengesat dhe toka aktive gërryhet. Buka e tokës ikën. Tokë të punueshme ne quajmë nga 0-60 cm. Pra pjesën e sipërme, ku n.q.s kjo gërryhet atëherë, çfarë do të mbetet për bimën?

    Kundra thatësirës punohet duke vënë në funksionim të gjithë kanalet vaditëse ku janë dhe ku s’janë të para, të dyta dhe të treta dhe në forma të ndryshme.

     – Lufto kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve të kulturave bujqësore.

    Mbas ’90-s kanë hyrë në Shqipëri që ne i quajmë pesticide dhe ata kanë ardhur në nivele farmaceutike që nuk bëjnë shumë efekt. Ne këto i kishim të tonat, por edhe importoheshin. P.sh në atë kohë në një shtëpi po të kishte tartabiqe dhe  po t’i luftoje me ato mbas dhjetë vjetësh mund të përsëriteshin. Më e tmerrshmja në  këtë  fushë është se blihen helme për tregti dhe jo për bujqësi. Jashtë vendit tonë lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve është shumë efikase. Atje ka rregull dhe ka kontroll.

    -Mbill vetëm farë të zgjedhur. Mbill shpejt dhe në kohë optimale dhe siguro numrin e bimëve për hektarë.

    Në Shqipëri është prishur komplet sistemi i farave i prodhimit dhe i shitjeve të  farave i importimit dhe i eksportit të farave i kontrollit dhe i mbjelljes së farave. Një herë në atë kohë është dënuar një agronom në Elbasan sepse nuk kishte  bërë analizën e farës që do të mbillte. Në atë kohe çdo farë që do të  mbillej do të analizohej në Inspektoratin e Farave. Atje do të kontrollohej fuqia mbirëse dhe energjia mbirëse, pastërtia varietore gjë që sot nuk funksionin fare dhe çdo njeri mbjell sipas qejfit të tij. Edhe ata që janë të  licencuar më shumë shikojnë anën  financiare se sa anën  bujqësore. Çdo farë që duhet të hyjë duhet të certifikohet. Fara në Shqipëri nuk analizohet. Dikur ka pasur një institucion të shkëlqyer të prodhimit dhe të kontrollit të farave duke filluar që nga ministria e bujqësisë me një drejtori të veçantë vazhdonte me  inspektoratet dhe vazhdonte me laboratorët dhe me degët e farave me çdo rreth të  Shqipërisë. Në 26 rrethe që kishte Shqipëria në atë kohë kishte 26 ndërmarrje të prodhimit të farave. Sot nuk ekziston asnjë dhe në atë kohë ta  ishin të mbushura me agronomë.

      A mund të realizohen premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale në bujqësi?

     Politika bujqësore apo premtimet e Ramës duhet dhe mund të zbatohet që uji të shkojë në rrënjë duke rinovuar sistemin vaditës apo pastrimi i kanaleve vaditëse dhe  kulluese. Duhet vënë dorë e fortë mbi kullimin dhe vaditjen dhe e dyta duhet të vihet një kontroll i fortë i farave dhe i pesticideve. Çdo gjë duhet ta komandojë  shteti. Ngritja e ndërmarrjeve të ujërave është më kryesorja dhe këtë ndërmarrje duhet ta administrojë vetëm Ministria e Bujqësisë. Në mënyrë të veçantë duhet të kontrollohet importi i farave në të gjithë pikat doganore që ka Shqipëria. Duhet të jetë një specialist i mirëfilltë, apo një Drejtori që të merret me mbrojtjen e bimëve për futjen e pesticideve dhe t’i kontrollojë ato. Në çdo rreth duhet të ketë inspektorate të analizave të tokës, të helmeve, që nuk ekzistojë më.

     Sa duhet të jetë thellësia e plugimit?

     Një plugim normal duhet të jetë deri në 60 cm. Kjo është llogaritja shkencore që toka ka të gjitha mundësitë për rezultate të larta.

     Sa mund të jetë humbja e rendimentit nga mos pasja e helmeve cilësorë, mos mbjellja e farërave të duhura, mos vaditja në kohë, mos plugimi i thellë 60 cm?

    Mos vënia në zbatim e të gjitha këtyre elementëve përbërës, që duhet të jenë në harmoni  rendimenti bie deri ën 70%. P.sh po të marrim ullirin, në masën 80-90% ai nuk spërkatet, detyrimisht prodhimi, apo vetë krimbi do bëjë punën e vet.

     Në sistemin e vaditje- kullimit çfarë duhet të kihet parasysh?

     Në sistemi vaditës, kullues, duhen ndjekur shkallët e kanalizimeve primar, sekondar, terciar.