Abuzimet e CEZ, qytetarët: S’kemi mbrojtje nga shteti, do vazhdojmë protestat masive

    435
    Sigal

    Indiferentizëm ndaj ankesave të konsumatorëve shqiptarë nga institucionet shtetërore

    Qytetarët shqiptarë vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që të mbeten pre e mashtrimeve dhe abuzimeve të pafundme të CEZ. Është një fakt i pamohueshëm që nga një anë CEZ mbifaturon konsumatorët e rregullt dhe nga ana tjetër shërbimi që ofron është jashtë çdo standardi me gjithë faturat e mbishtuara. Këto abuzime i vërtetojnë çdo ditë ankesat e shumta të dhjetëra qytetarëve shqiptarë që vijnë në zyrat e Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar me qëllimin për t’u dëgjuar zëri i tyre. Ndërprerjet e energjisë, mbifaturimi që u bëhet çdo ditë konsumatorëve dhe luhatjet e tensionit tregojnë se në ç’nivel janë investimet e bëra nga kjo kompani që nga momenti që ka ardhur në Shqipëri e deri më sot. Një problematikë që ngrehin vazhdimisht konsumatorët shqiptarë edhe sipas informacioneve të marra nga Shoqata e Konsumatorit Shqiptar është ndërprerja e energjisë në mënyrë kolektive. Kjo është një nga masat e patolerueshme, ku CEZ si kompani tregon një paaftësi për menaxhimin e punës dhe mbledhjen e faturave që ajo duhet të bëjë për çdo familje që harxhon energji. Kjo kopmani po sillet në mënyrë aspak korrekte me konsumatorët shqiptar dhe aq më tepër që po ndëshkon familje që paguajnë nëpërmjet dënimeve në mënyrë kolektive. CEZ aty ku sheh ku nuk ka pagesa të rregullta energjie i bie shkurt dhe ia pret energjinë të gjithë zonës duke penalizuar në mënyrë absurde konsumatorin e rregullt. Po ashtu në të shumtën e rasteve ndërprerjet e energjisë janë bërë pa lajmërim. Edhe pse ligji nuk lejon që të ndërpritet pa lajmërim energjia, me CEZ ndodh ndryshe, pasi ajo po bën si do vetë në Shqipëri. Kjo është normale për këtë kompani pasi i ka “krahët e ngrohta” dhe nuk i ka kërkuar njëri dhe nuk i kërkon njeri llogari, pasi janë interesat dhe lidhjet që ajo ka më shtetin shqiptar. Qytetarët shqiptarë shpesh herë bëjnë pyetjen se ku e gjen këtë forcë kjo kompani që nuk lexon e nuk zbaton ligjet?!

    Ankesat e konsumatorëve bien në vesh të shurdhët

    Ndërprerje të energjisë në mënyrë kolektive, vonesa në sportele, mungesë etike në komunikim nga punonjësit, jepen përgjigje me hamendësime për problemet që pyeten, këto dhe probleme të tjera i shqetësojnë qytetarët shqiptarë çdo ditë në marrëdhëniet që kanë me kompaninë CEZ shpërndarje.  Konsumatorëve të revoltuar thonë shprehen për “Telegraf” se, “mbrojtja jonë ka marrë fund, ne nuk dëgjohemi, për këto arsye ne do vazhdojmë protestat masive. Po dëgjohet gërshëra që pret telat dhe kabllot e energjisë, pa shkak e dallim në individë e familje”. Sipas tyre  ndërprerjet që bën CEZ janë të gabuara, pasi penalizohen 30 familje më ndërprerje të energjisë për shkak të një familje që nuk ka paguar energjinë dhe kjo nuk është aspak e drejtë. Kjo ndërprerje në mënyrë kolektive është abuzive dhe tregon edhe njëherë paaftësinë e kësaj kompanie për të menaxhuar situatën. Ankesat për abuzime dhe ndërprerje të energjisë nuk janë të shtrira vetëm në Tiranë, ato janë të shtrira në çdo cep të Shqipërisë. Sipas informacioneve të mbërritura në Shoqatën e Konsumatorit Shqiptar rezulton se rreth 40 % e ankesave janë ndërprerje kolektive dhe më shumë këto ndërprerje ndodhin në periudhat më të vështira. Kryesisht këto ndodhin në pikën më kulminante të periudhës së stinës së dimrit. Atëherë kur qytetarët kanë nevojë për energji dhe në periudhën e verës, kur është edhe sezoni i turistik. -Të vjen keq që ligji, institucionet me keq ardhje ERE-ja, të mos shohë e dëgjojë, të mos njohë faktet e 894 ankesat e konsumatorëve për CEZ.