A rrezikohen fëmijët e emigrantëve pa leje qëndrimi?

    746
    E drejta e studimit është më e rëndësishme se lufta kundër imigracionit të parregullt.
    Nis procedura për regjistrimet në klasat e para të fillores, ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitet e para të shkollës së mesme. Gjithçka bëhet në online përmes faqeve internet të ministrisë së Arsimit. Mund të paraqesin kërkesën dorazi pranë shkollave vetëm ata që janë pa leje qëndrimi.
    Romë, 15 janar 2016 – Nisin regjistrimet online në shkollat shtetërore për klasën e parë të fillores (elementari), të ciklit të dytë të tetëvjeçares (medie) dhe për vitin e parë të shkollave të mesme (superiori) për vitin e ardhshëm shkollor 2016/2017. E njëjta gjë vlen edhe për kurset e formimit dhe shkollimit të Qendrave krahinore të formimit profesional. Edhe këtë vit, për këto shkolla, gjithçka bëhet përmes portalit internet të ministrisë së Arsimit, në adreswnhttps://iscrizioni.pubblica.istruzione.it. për shkollat private, regjistrimi online është fakoltativ, ndërsa për kopshtet (scuola materna) regjistrimi vazhdon të bëhet me kërkesa në letër. Nga sot prindërit mund të regjistrohen online në portalin e ministrisë, një hap ky që do t’u mundësojë të kenë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Por për të përpiluar kërkesën e regjistrimit do të kenë kohë nga ora 8.00 e 22 janarit deri në orën 20.00 të 22 shkurtit. E rëndësishme është që të bëhet brenda kësaj periudhe, por nuk është e nevojshme të nxitohet, nuk vlen rregulli (i flukseve për shembull) “fiton kush arrin i pari”. Kush nuk i ka akoma të qarta idetë se në ç’shkollë dëshiron të regjistrojë fëmijët mund të lidhet me portalin “Scuola in chiaro” në adresën cercalatuascuola.istruzione.it. Duke shënuar komunën e rezidencës mund të shohë listën e të gjitha shkollave, hartën me shpërndarjen e tyre në territore dhe karakteristikat e çdo institute, nga oraret te oferta didaktike. Edhe prindërit e huaj në Itali e kanë për detyrë të regjistrojnë bijtë në shkollë. Shkollimi është një e drejtë për të gjithë fëmijët e të rinjtë, pavarësisht vendlindjes dhe statusit të prindërve të tyre që kanë detyrim ligjor t’i çojnë ata në shkollë. Emigrantët e rregullt mund të bëjnë regjistrimin online në https://iscrizioni.pubblica.istruzione.it, njësoj si italianët. Nëse bijtë e tyre nuk kanë akoma një kod fiskal, për shembull sepse sapo kanë mbërritur në Itali me bashkim familjar, sistemi u lejon të gjenerojnë një kod të përkohshëm e të kryejnë procedurën e regjistrimit. Ndryshon puna për prindërit që nuk kanë leje qëndrimi. Edhe pse me qëndrim të parregullt në Itali duhet, sidoqoftë, të çojnë bijtë në shkollë, por në vend të regjistrimit online duhet të shkojnë personalisht në sekretarinë e institutit të zgjedhur, pa pasur frikën e paditjes pranë forcave të rendit. Shkolla nuk do t’u përcjellë të dhëna mbi qëndrimin e tyre në Itali policisë: e drejta e studimit është më e rëndësishme se lufta kundër imigracionit të parregullt.
    **************************
    2
    Rregullat e reja për t’u bërë italianë / Reforma e shtetësisë për brezat e dytë, rinis diskutimi në Senat
    Marrin nënshtetësinë fëmijët që ndjekin një cikël shkollor për të paktën pesë vjet
    Vazhdon diskutimi në linja të përgjithshme. Forza Italia shprehet kundër duke u justifikuar me “fluksin e lartë emigrator”. Ndërkaq në komision mbërrin edhe reforma kushtetuese e reforma e shtetësisë rrezikon të lihet sërish mënjanë
    – Me rifillimin e punimeve të Senatit ka rinisur rrugëtimin parlamentar edhe reforma e shtetësisë për bijtë e imigrantëve. Rregullat e reja për t’u bërë italianë janë sërish në rend të ditës në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, që po shqyrton tekstin e miratuar tetorin e shkuar në Dhomën e Deputetëve, që bashkon parimin “ius soli” (e drejta e shtetësisë sipas vendit të lindjes) me atë “ius culturae” (njohja e shtetësisë bazuar mbi formimin kulturor). Sipas këtij teksti, do t’u jepet shtetësia italiane të lindurve në Itali nga të huaj me kartë qëndrimi dhe atyre që, të lindur apo të ardhur në Itali para se të mbushin 12 vjeç, ndjekin të paktën një cikël shkollor për të paktën pesë vjet. Në Komision po bëhet akoma diskutimi në linja të përgjithshme, pas të cilit do të kalohet në prezantimin e votimin e amendamenteve. Dje në mëngjes senatori PD Giorgio Pagliari e quajti tekstin “të ekuilibruar” dhe që “lehtëson integrimin e të miturve”, diskutimi i të cilit duhet të bëhet “krejtësisht i ndarë nga çdo konsideratë mbi pritjen e azilkërkuesve”. Ndërsa Bartolomeo Amidei dhe Stefano Bertaccio të partisë Forza Italia kritikuan tekstin duke u justifikuar me “flukset aktuale të larta të emigrantëve”, konfirmuan kundërshtinë e partisë së tyre ndaj ius soli-t dhe folën për “pasoja shqetësuese në rrafshin demografik, kulturor dhe ekonomik”. Diskutimi do të vazhdojë ditët e ardhshme por ndërkohë del në plan të dytë sepse në Senat mbërrin reforma kushtetuese. E miratuar njëherë nga të dyja dhomat e Paramentit, sapo është kthyer për shqyrtim në Pallatin Madama dhe është futur në rend të ditës të Komisionit për Çështjet Kushtetuese për sot. Gjithsesi reforma kushtetuese nuk duhet t’i marrë shumë kohë komisionit, meqë teksti i saj është “i blinduar”. “Jam e mendimit ta mbyllim sa më shpejt – shpjegoi kryetarja Anna Finocchiaro – sepse në Komision kemi një numër të lartë masash urgjente në pritje: nga ajo mbi shtetësinë, te reforma e sektorit të tretë e të tjera si disiplinimi i aksesit në internet…”.
    **********************
    ITALI/ Çdo certifikatë e kërkuar pranë zyrave të Konsullatave kushton 20 euro 
    Si merren Certifikatat e Gjendjes Civile në Konsullata, dokumnetet
    Me vitin e ri, mbërrin edhe shërbimi i ri i konsullor për të gjithë emigrantët shqiptarë me rezidencë në Itali. Është fjala për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile që prej disa ditëve kërkohen drejtpërdrejt në konsullatat në Milano, Bari dhe zyrën konsullore pranë ambasadës sonë në Romë.
    Siç kishim shkruar edhe në dhjetor 2015, certifikatat që tashmë lëshohen në konsullata janë ato të lindjes, familjare, të martesësdhe të vdekjes. Këto dy të fundit, vetëm për martesa e vdekje të regjistruara nga viti 2011 e këtej. Për shembull kush ka lidhur martesë në Shqipëri gjatë vitit 2010 apo më parë nuk mund të marrë certifikatën e martesës në konsullatë. Një tjetër kufizim është ai i qëndrimit të rregullt të shtetasve shqiptarë në Itali. Udhëzimi i konsullatave flet qartë në këtë pikë:do të lëshohen certifikata vetëm për ata që janë rezidentë të rregullt në Itali, të gjithë të tjerët që qëndrojnë ilegalisht apo që ndodhen për momentin këtu si turistë, nuk mund të kërkojnë certifikatë pranë konsullatave. Çdo zyrë konsullore do të lëshojë certifikata vetëm për qytetarët shqiptarë rezidentë në rrethin e juridiksionit të përfaqësisëkonsullore. Kështu, në Zyrën Konsullore pranë ambasadës nëRomë mund të kërkojnë të tërheqin certifikata vetëm shqiptarët rezidentë në krahinat Lazio, Abbruzzo e Campania. Në konsullatën e Përgjithshme në Milano mund të tërheqin certifikata qytetarët me rezidencë në krahinat Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Marche, Piemonte, Toscana, Trentino Alto Adige, Umbria, Valle d’Aosta dhe Veneto. Në Bari, shqiptarët rezidentë në krahinat Puglia, Basilicata, Calabria, Molise, Sardegna dhe Sicilia. Për t’u pajisur me certifikatë, qytetari duhet të paraqitet personalisht. Në mungesë, paraqitet një anëtar i familjes, kujdestar ose përfaqësues ligjor (me dokumente provues). Përshtetasit nën 16 vjeç, kërkesa bëhet nga njëri prej prindërve dhe mund të lëshohet edhe me fotografi.
    Për të kërkuar lëshimin e certifikatës i interesuari duhet të paraqesë:
    • Letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike shqiptare;
    • Dëshmi të qëndrimit të rregullt e të regjistruar në rrethin e juridiksionit të përfaqësisë konsullore, që mund të jetë një nga dokumentet e mëposhtme:
    – Certifikatë rezidence lëshuar nga komuna; dhe/ose
    – Deklaratë personale për vendbanimin, e vërtetuar nga komuna; dhe/ose
    – Kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj, e noterizuar; dhe/ose
    – Kartë identiteti italiane. Çdo certifikatë e kërkuar pranë zyrave të Konsullatave kushton 20 euro dhe shuma paguhet në llogaritë bankare të tyre ose me bankomat. Certifikatat e marra pranë zyrave të Konsullatave, më pas duhen legalizuar me vulën apostille (nevojitet një pull-taksë prej 16,00 euro) pranë prefekturës së qytetit italian ku qytetari shqiptar jeton.
    Sigal