A e dini moshën e zemrës tuaj?

514
Sigal

Shëndeti Publik në Angli ka krijuar një test që i ofron njerëzve mbi 30 vjec të zbulojnë moshën e tyre të zemrës. Në këtë mënyrë, kuptojnë nëse janë në rrezik të ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare apo goditjeje në tru.

Në test parashikohen rreth 80% të rasteve me sulm në zemër apo goditje në tru të personave nën 75 vjec, të cilët mund ti parandalojnë në rast se përmirësojnë shëndetin e zemrës. Sipas disa rezultateve, mënyra e keqe e të ushqyerit dhe aktivitetit ditor shkakton vdekje të hershme tek katër në pesë të rritur.

Njerëzit duhet të lënë duhanin, të hanë një dietë të shëndetshme dhe të bëjnë stërvitje të mjaftueshme.

Testi nuk është diagnostikues, nuk tregon nëse do të keni një atak në zemër, por mund të jetë një thirrje zgjimi për të bërë ndryshime të shëndetshme.

David Green, i cili është 59 vjec bëri testin.

“Momenti më i keq ishte kur zbulova se zemra ime është 10 vjet më e vjetër dhe jetesa ime ishte shkurtuar”, tha ai për BBC.