94 shtëpi, ura, kala e objekte natyrale e kulti në Berat, të shpallura “Monument Kulture” në vitin 1963

    466
    Gazeta “Telegraf”, po publikon sot për herë të parë, një dokument zyrtar akt shtetëror, të 52 viteve më parë, përmbajtja e të cilit lidhet me kujdesin që ish-shteti komunist tregoi ndaj objekteve historike, banesave private, objekteve të rralla natyrale, ndaj veprave publike të ndërtuara në shekuj, sidomos ndaj objekteve fetare të ndërtuara përpara çlirimit të vendit, mbrojtje dhe kujdes, që ish-shteti komunist i diktaturës e kishte shpallur me Dekretin Nr. 586, datë 17. 03. 1948 (neni nr. 3) “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla”. Po e publikojmë këtë material edhe si vlerë historike faktike në përmbajtjen që ka, por së pari të nxitur prej qindra letrave që kanë ardhur në gazetën “Telegraf”, lidhur me konfliktet pronësore të objekteve, trojeve, banesave e pse jo edhe veprave të kultit, të cilat pas vitit 1992, sipas ligjeve e vendimeve për kthimin e pronave, janë zhvatur prej atyre që nuk kanë qenë pronarë real të objekteve, duke falsifikuar akte dosje nëpër komisione kthimi pronash, arkiva e gjykata. Vendimi i datës 15 janar 1963 që po publikojmë sot, përbën një “dosje” me emra dhe pronësi konkrete reale të atyre që i kanë pasur këto objekte që janë në vendim, të cilat ish-shteti komunist i ka skeduar me saktësi të plotë e të detajuar deri në emra pronarësh e adresa objektesh (sipas emërtesave pronësore private e publike me emrat që njiheshin në popull). Sot, po publikojmë listën e 99 objekteve e veprave të kultit të rrethit të Beratit, duke vazhduar me listat e çdo qyteti e zone të Shqipërisë. 
    Sigal

    Ja Vendimi Nr. 6, datë 15 janar 1963, që shpall “Monument Kulture” 94 objektet e Beratit

    Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla” si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve që përmendën në listën e bashkëngjitur, VENDOSI: T’i shpallë këto objekte që vihen nën mbrojtjen e shtetit sipas nenit 1 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla”. Vendimi i Institutit të Shkencave për nxjerrjen e listës së parë të monumenteve që vihen nën mbrojtjen e shtetit (botuar në gazetën zyrtare nr.93, datë 16 tetor 1948) mbetet pa fuqi.