700 subjekte private debitore në CEZ, 290 milionë lekë të papaguara

    382
    Sigal

    Nis aksioni në Durrës –Krujë. Banorët: Faturat nga CEZ prej vitesh kanë qenë afrofe

    lot 700 subjekte private rezultojnë debitore të CEZ Shpërndarje në dy muajt e fundit, ndërkohë që shumë të tjerë qysh nga viti 2009 duket se nuk kanë gjasa të derdhin asnjë lek në arkën e saj. Këto ditë ka nisur mbledhja derë më derë e lekëve nga 700 subjektet debitore si bar-restorante, kafe, butikë, fast-fode, kancelari, dhe shumë pika të tjera të shërbimit publik privat. Aksioni ka nisur në Durrës dhe Krujë dhe shtrirja do të jetë edhe më e gjerë, ajo do të mbarojë kur ne të kemi detyruar gjithë debitorët e listave të derdhin lekët që kanë detyrim ndaj nesh vetëm për muajt e fundit, sepse për ata që kanë vite nuk dihet akoma se si do të veprohet. Të ndarë grupe-grupe, punonjësit e CEZ Shpërndarje kanë nisur pa mëdyshje aksionin e verifikimit, kontrollimit dhe mbledhjes së parave, të cilat subjektet duhej t’i kishin derdhur prej javësh në arkën e filialit. Sipas tyre, “vetëm gjatë kontrolleve të ushtruara u konstatuan mbi 34 raste, të cilat nuk kishin derdhur paratë sipas faturave të kompjuterizuara qysh nga janari apo marsi i këtij viti, ndaj tyre u morën masa si gjobitje deri në 5 milion lekë dhe mbyllje të përkohshme të aktivitetit, përmendim këtu lokale si bar-restorante, kafene, mëngjesore, por edhe firma private. Nga ana tjetër, një grup tjetër ka nisur kontrollet në disa “pika të nxehta” ku mendohet se abuzohet me sahatet si në plazh, apo edhe firma e lokale tregtare të qytetit. Disa muaj më parë në një raport zyrtar të CEZ Shpërndarje deklarohej se: “janë rreth 3 .2 miliardë lekë të padredhura nga debitorët e Rajonit të Durrësit, të cilat as që ka shanse t’i arkëtojë në qoftë se nuk merr masa urgjente dhe drastike”. Rritja e numrit të debitorëve ndaj CEZ, si dhe e vlerave monetare të mosarkëtuara prej muajsh dhe vitesh, do krijojë krizë dhe tension mes palëve, pasi dita që kalon shton zerot në vlerat e faturave të kompjuterizuara. Vetëm Këneta, Spitalla, Porto-Romano dhe Plazhi, pa përmendur subjektet tregtare private, kanë një numër shumë të madh debitorësh dhe vlerash të pashlyera monetare, për të cilat zyrtarët e CEZ shprehen se: “pamundësia e tyre financiare dhe gjendja e mjerueshme ekonomike, nuk krijon mundësi të tilla, duhet menduar për faljen e pjesshme të tyre”. Por banorët e atyre zonave ankohen se: “faturat nga CEZ prej vitesh kanë qenë afrofe, duke mos na vendosur sahate”.