7 ligjet e reformës në drejtësi që do të diskutohen të hënën

479
Ditën e hënë më 25 korrik do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion, para se ligjvënësit të marrin pushimet. Mësohet se në këtë seancë do të votohen 7 ligjet e reformës në drejtësi që u miratua dje si paket si dhe 40 projektligjet e mbetura. Edhe këto votime për ndërhyrjet në Kushtetutë, priten të bëhen me konsensus të plotë, pavarësisht se ato mund të kalohen edhe me një shumicë të thjeshtë, me 71 vota.
Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”.
Ajo që bie në sy, është fakti se dita e hënë do të jetë pushim për administratën shtetërore me vendim të Kryeministrit Edi Rama, për lodhjen pas miratimit me sukses të reformës në drejtësi, të cilën e quajti reformën më të rëndësishme të 20 viteve. Por, për administratën e Kuvendit e hëna do të jetë ditë pune dhe jo ditë pushim. Pra, seanca e të enjtes u afrua për ditën e hënë, me qëllim që deputetët e ministrat mos të presin më shumë për të shkuar me pushime.
Sigal