7.000 ushtarakëve të F.A nuk u është paguar trajtimi ushqimor në 8.000 lekë të reja në muaj

    183

    Edhe një skandal tjetër  i ushtrisë së ministrit Imami, po zbardhet. Ministri i Mbrojtjes, Imami u mohon trajtimin ushqimor 7.000 ushtarakëve të Forcave të Armatosura, e cili është 8.000 lekë të reja në muaj. Është e sigurt që ky fond që u mohohet ushtarakëve, shkon diku gjetkë, dhe është detyra e ministrit Imami që të publikojë se kush e ka përvetësuar këtë fond të trajtimit ushqimor të 7.000 ushtarakëve të Forcave të Armatosura.  Ushtaraku E.S dërgon një letër në gazetën “Telegraf”.  “I nderuar Kryeredaktor i gazetës TELEGRAF. Kam një shqetësim që duhet të botoni në gazetë. Që nga muaji janar 2013 deri në 29.07.2013, rreth 7000 ushtarakëve të Forcave të Armatosura nuk u është paguar trajtimi ushqimor në lekë që i përket rreth 8000 lekë të reja në muaj. Për këtë i kemi dërguar mesazh Kryeministrit në detyrë në Nr cel 0692099410, si dhe Ministrit të Mbrojtjes e SH.SH.P të FA. Nuk kemi marrë asnjë përgjigjie. Ju lutem në emër të 7000 ushtarakëve që këtë shqetësim, pasi ta verifikoni në MM, ngrijeni  si shqetësim në gazetën tuaj aq të lexueshme . fm”. Ushtaraku E.S