650 mijë euro për tu bërë qytetar i BE-së

    2593
    Sigal

    MALTË/ Me pasaportë  ke të drejtën të punosh e të jetosh edhe në shtetet e tjera anëtare të BE-së

    Parlamenti maltez miraton ligjin e ri, 650 mijë euro për të blerë pasaportën e vendit të vogël 

     Dhjetorin e shkuar, ish-Kryeministri atëhershëm i Shqipërisë, Berisha deklaronte se, “qeveria shqiptare ka vendosur që të japë shtetësinë për të gjithë ata të huaj që investojnë 200 mijë dollarë e sipër në vendin tonë”. Sot është shtetësia evropiane ajo që është nxjerrë në shitje. Për ta blerë, ama, nuk të mjafton portofoli por duhet boshatisur një kasafortë e tërë. Kohë më parë, parlamenti i Republikës së Maltës ka miratuar një ligj të ri mbi shtetësinë. Mes të tjerash parashikon se një i huaj në moshë madhore mund të blejë shtetësinë malteze kundrejt një çmimi prej 650 mijë eurosh. Duke shtuar 25 mijë euro për çdo pasaportë, mund “t’ua bëjë dhuratë” shtetësinë malteze edhe familjarëve të tij më të afërm. Qeveria siguron se sidoqoftë do të ketë kontrolle të rrepta mbi ata që do të paraqesin kërkesë dhe ata që kanë precedentë penalë apo që sidoqoftë mund të konsiderohen rrezik për shtetin nuk do të pranohen. Ligji duhet të hyjë në fuqi brenda pak javëve, por ndërkaq, Partia Nacionaliste ka paralajmëruar që do të mbledhë firmat për një referendum për abrogimin e ligjit të sapomiratuar. Kryeministri maltez, Joseph Muscat, parashikon që shteti të fitojë të paktën 30 milionë euro çdo vit nga shitja e shtetësive, një mënyrë për të mëkëmbur arkat shtetërore e boshatisura nga kriza. Sipas kryeministrit, me këtë sistem, Malta do të tërheqë më shumë persona me “kualifikim të lartë”.Por nuk është e thënë që personat që marrin shtetësinë malteze të qëndrojnë më pas në ishullin e vogël me rreth 420 mijë banorë. Me të futur në xhep pasaportën e Maltës, mund të shkojnë për të jetuar, punuar, investuar ku të duan në Evropë. Kjo është nisma më interesante e bërë kohët e fundit që e bën vendin më të veçantë të Europës të ketë diskutime të mëdha. Një nismë e tillë ka hapur diskutime në shumë vende të BE që janë përfshirë nga kriza. Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, po kërkojnë mënyra të ndryshme për të dalë nga kriza dhe askujt prej këtyre shteteve si kishte shkuar ndërmend se një lloj zgjidhje për daljen nga kriza ishte kjo.  Greqia në këto vitet e fundit ka marrë masa shtrënguese ndaj emigracionit, dhe ka shtrënguar kërkesat për ripërtëritjen e Lejeve të Qëndrimit, ndërsa Malta me këtë lëvizje  hedh një ide të re për thithjen e emigracionit dhe për zbutjen e krizës. Me këtë pasaportë ke lëvizshmëri të lehtë dhe në USA dhe në Kanada.

     Republika e Maltës (maltezisht: Repubblika ta’ Malta) është shteti më i vogël që gjendet në ishujt e Evropës. Malta përbëhet nga tre ishuj të banuar, Ishulli Malta (rreth 246 km²), Gozo (rreth 67 km²) dhe Kemna (rreth 3 km²) dhe ishujt e pabanuar:  KemunetFilfola dhe ishulli i Shën Palit. Sipërfaqja e përgjithshme e Maltës është 316 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 50 V, 14 35L.Vija bregdetare e Maltës është 196.8 km e gjatë duke mos llogaritur 56.01 km të ishujt e Gozosë (ang.:the island of Goz). Malta është një grup ishujsh dhe nuk ndanë kufi tokësorë me ndonjë vend. Klima e Maltës është klimë e mesdhetare e nxehtë me verë të thatë e dimër të butë me reshje shiu. Pjesa më e madhe e relievit të Maltës është terren i rrafshët dhe i lëmuar, të formuar si ujdhesa pranë bregut të detit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 253 metrave në vendin e quajtur Ta’Dmejrek. Historia e Maltës është mijëra vjeçare. Ajo kaloi nga duart e grekeve tek romaket, pastaj tek bizantinet. Ne shekullin e 9 u pushtua nga arabet ndërsa në shek.11 u pushtua nga mbretëria e Sicilisë. Me 1282 kaloi tek spanjollët, të cilet ua dorëzuan me 1530 urdhrit të Maltës. Me 1565 u rrethua nga osmanet mirëpo ky urdhër e mbrojti me sukses ishullin. Si rrjedhoje një vit më vonë u formua qyteti La Valleta që e mori emrin nga udhëheqësi i Urdhrit të Maltës, Zhan Parisot de la Valleta. Me 1798 urdhri i Maltës u detyrua t’ua dorëzonte pa lufte francezëve. Mirëpo me 1800 u pushtua nga anglezet dhe qëndroi një kohë të gjatë nën sundimin e tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u bë arenë ndërluftuese. Më 21 shtator 1964 Malta shpalli pavarësinë nga Anglia, ndërsa, më 1 dhjetor 1964 u pranua si anëtare e OKB-së. Më 1974 u deklarua republikë ndërsa pas 30 vjetësh, më 1 maj 2004 u pranua në Bashkimin Europian. Nga 1 janari 2008 pranoi euronë si valutë

    Vendet e BE-së ku mund të jetosh me këtë pasaportë

    Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Itali, Lituani, Luksemburg, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Anglia

    Austria
    Belgium
    Bulgaria
    Croatia
    Cyprus
    Czech Republic
    Denmark
    Estonia
    Finland
    France

    Germany
    Greece
    Hungary
    Ireland
    Italy
    Latvia
    Lithuania
    Luxembourg
    Malta

    Netherlands
    Poland
    Portugal
    Romania
    Slovakia
    Slovenia
    Spain
    Sëeden
    United Kingdom

     

    Europë/ Politika e emigracionit dhe azilit politik, një problem i vështirë

     Kush e fiton statusin e azilantit politik, procedurat

    Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e azilantëve politik

     6 pyetje-përgjigje sqarojnë situatën aktuale

     Ndërsa qendrat e pranimit të emi­grantëve në Itali, Greqi e Maltë çdo ditë dynden nga emigrantë të paligjshëm, që arrijnë si të munden, shumica duke rrezikuar jetën, rrjeti infor­mativ BBC drejton 6 pyetje kritike dhe of­ron përgjigjet, duke bërë kështu të qartë tek të interesuarit politikën e emigracion­it që po ndjek Europa sot.

    1

    Sa shumë ndikon në Europë sot çështja e emigracionit?

    Për shkak të Pranverës Arabe, numri i njerëzve që janë të gatshëm të rrezikoj­në dhe jetën e tyre për të siguruar një shans në Europë nëpërmjet Mesdheut, është i lartë. Sipari u ngrit në vitin 2011, kur me mijëra emigrantë nga Tunizia ar­ritën në Lampeduza, vijuan refugjatët e Libisë, për të shpëtuar jetën nga lufta kundër Gadafit dhe arritëm sot me valën e refugjatëve nga Siria, po për shkak të luftës së egër civile. Para verës së vitit të kaluar, epiqendra ishin ishujt e afërt të Greqisë me Turqinë, si monopati i afërt drejt Europës. Tashmë edhe ishujt e Ital­isë dhe Malta përballen me të njëjtën çështje shqetësuese. Qeveria italiane thekson se janë 35.085 refugjatë që kanë arritur në brigjet vendase në periudhën janar-tetor të këtij viti, nga të cilët, 73% plotëson kushtet për azilin politik. Kritikë të ashpër kanë pranuar shumë herë qen­drat e pranimit të emigrantëve në Greqi, për shkelje të theksuar të të drejtave të njeriut, po kështu dhe në Malta. Frontex, Shërbimi Europian për Mbrojtjen e Kufi­jve, bën të ditur se brenda vitit 2012 në vendet anëtare të BE-së kishte 344.928 emigrantë të paligjshëm.

    2

    Si është situata në Mesdhe, kra­hasuar me të tjera pika kalimi drejt Europës?

    Viti 2012 e gjeti rrugën e Mesdheut Perën­dimor, përmes Greqisë, në krye të pikave nga kalonin shumica e refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm. Konkretisht, janë regjistruar 37.214 raste, ( 51% të numrit të përgjithshëm të kalimeve të paligjshme të regjistruara në gjithë Eu­ropën). Ky numër pësoi ulje në gushtin e vitit 2012, kur shteti grek, në bash­këpunim me Frontex, rritën ndjeshëm masat e sigurisë në pikat kufitare me Turqinë. Kështu, tashmë përdoret më tepër kalimi nga Mesdheu Qendror dhe Italia, me 10.379 kalime gjatë vitit 2012. Së fundi, nga Mesdheu Lindor, Spanja, janë shënuar 6,397 kalime të paligjshme të grupeve emigrante, ndërkohë që Spanja ka fuqizuar shumë kontrollin ku­fitar në bashkëpunim me Marokun.

    3

    Cila është origjina e refug­jatëve?

    Momentalisht, nga Italia kalojnë kryesisht refugjat nga Siria, Eritrea dhe më pak nga Somalia. Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e refugjatëve që kërkoj­në azil politik, ndërsa azilantët e Eritreas janë njerëz të rinj që nuk duan të kryejnë shërbimin militar të detyrueshëm. Gjatë vitit 2012, numri më i lartë i kërkesave për azil politik në BE ishte nga Afganët, (28,010), në vend të dytë Rusët, (24,285), Sirianët në vend të tretë (21,100), nga Pakistani (19,685), Serbë (19,060) dhe nga Somalia (14,270).

    4

    Si reagon BE ndaj problemit të Emigracionit?

    BE është angazhuar për themelimin e një Sistemi të Përbashkët Europian për Azilin, bazuar në zbatimin e plotë dhe të padis­kutueshëm të Konventës së Gjenevës 1951, detyrat e të cilës ushtrohen nga Komisioni i Lartë i OKB-së. Megjithatë, ligjet dhe zbatimi në praktikë në një kom­pleks prej 28 vendesh europiane, secili me legjislaturën vendase përkatëse janë dy çështje të ndryshme. Në përgjithësi, mbetet në fuqi logjika e “Dublin II”, konk­retisht: i interesuari mund të kërkojë azil vetëm në “vendin e parë” të hyrjes në BE, e cila ka detyrë të shqyrtojë dhe vlerë­soj kërkesën përkatëse. Greqia, në këtë pikë, ka reaguar ashpër, përderisa pozi­cioni gjeopolitik i vendit është i tillë që të jetë në shënjestër të mijëra refugjatëve. Ndërsa, për momentin, Komisioni i BE-së inkurajon qeveritë e vendeve të BE-së të zgjerojnë kontrollet detare për të shman­gur tragjeditë si ato të kohëve të fundit në Lampeduza.

    5

    Si pajisen refugjatët me sta­tusin e Azilantit në BE?

    Kusht bazë është të binden autoritetet e çdo vendi se janë përndjekur nga vendi amë, jeta e tyre është në rrezik dhe se nuk mund të kthehen në atdhe për arsye madhore. Duhet theksuar këtu se janë vënë re mjaft refuzime pa u shqyrtuar me kujdes kërkesa për azil politik, duke shkelur kështu parimin e mos dëbimit (non-refoulement). Sipas rregullores, të interesuarit për azil politik kanë të drejtë rehabilitimi dhe punësimi brenda 9 mua­jve nga momenti që arritën në vendin e BE-së.

    6

    Sa kërkesa për azil pranohen përfundimisht?

    Gjatë vitit 2012, në vendet e BE-së janë depozituar 335.365 kërkesa për azil, me Federatën Gjermane të renditet e para në listën e gjatë dhe të ketë shqyrtuar plot 25% të tyre. Thuajse 75% e kërkesave morën përgjigje negative, nga faza e parë. Nga 25% që morën përgjigje pozi­tive, vetëm 52% u njohën statusin e “ref­ugjatit” që është i vlefshëm për personat e përndjekur ose kërcënohen. Të tjerat, (48%), u klasifikuan si në sistem “mbrojtje të survejuar”, domethënë personat nuk janë të detyruar të kthehen në atdhe përderisa kërcënohet jeta e tyre.  G. A