6.5% e nxënësve ripërsërisin dijet në anglisht, 30 nga 55 shkolla në Tiranë zgjedhin “Spark 1”

    503
    30 nga 55 shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit kanë vendosur t’u mësojnë anglisht nxënësve të klasës së 6 të njëjtat njohuri që u mësuan në klasën e 5. Kjo përzgjedhje teksti erdhi pas anulimit të urdhrit të dhënë nga DAR Tirana për pezullimin e procesit më 10 gusht, pas akuzave për ndikim në përzgjedhjen e teksteve anglisht.
    Por duket se komisioni i vlerësimit të teksteve nuk ka vërejtur asnjë parregullsi dhe ka lejuar që përzgjedhja e tekstit të gabuar të ndodhë në masë duke përjashtuar dy tekstet e tjera të cilat bartnin një nivel më lart të nxëni se ai fillestar.
    Ndaj më datën 1 shtator nxënësit e klasës së 6 do të marrin librin e përzgjedhur nga mësuesja e tyre e anglishtes por nuk do mund të avancojnë në përvetësimin e gjuhës së huaj por vetëm do të ripërsërisin dijet. Për arsyet e pezullimit të këtij konkurrimi dhe për zhbllokimin e tij, në Ministrinë e Arsimit askush nuk prononcohet pasi pushimet e gjata që kanë zgjedhur, nuk mund të prishen për këtë shkelje pasi ajo është bërë sigurisht me miratimin e tyre.
    Çuditërisht as në shkollat ku është bërë përzgjedhja e kësaj anglishteje nuk ndodhet asnjë mësueseve që tejkalon veten dhe arsyetuar vendimin. Kjo përzgjedhje është bërë mbi 50% të shkolla e të kryeqytetit, ndaj nxënës këtë vit shkollor nuk duhet të shqetësoheni për lëndën e anglishtes ajo është më e thjeshtë nga sa e prisnit.
    Mbi 50% e shkollave të kryeqytetit zgjedhin tu ripërsërisin dijet nxënësve të klasës së 6 në anglisht. Përzgjedhja e tekstit u dikton të nxënit në vendnumëro nxënësve pasi niveli i anglishtes është fillestar, fazë të cilën e kanë kaluar në klasën e 5-të. Askush nga institucionet përgjegjëse nuk prononcohet për këtë shkelje me justifikimin se janë me pushime.
    SHKOLLAT 9-VJEÇARE NË TIRANË QË KANË ZGJEDHUR TEKSTIN ANGLISHT “SPARK 1
    “4 Dëshmorët”
    “26 Nëntori “
    “28 Nëntori”
    “Ahmet Gashi”
    “Dëshmorët e Lirisë”
    “Shkolla e Kuqe”
    “Edit Durham”
    “Emin Duraku”
    “Fan Noli”
    “Gjergj Fishta “
    “Hasan Prishtina”
    “Hasan Tahsim”
    “Ibrahim Braja”
    “Isa Boletini “
    “Liceu Artistik”
    “Kol Jakova “
    “Konferenca e Pezës”
    “Kosova”
    “Kushtrimi i Lirisë”
    “Mihal Grameno”
    “Mustafa Grablleshi”
    “Naim Frashëri”
    “Osman Myderizi”
    “Pal Ëngjëlli”
    “Pjetër Budi”
    “Qazim Turdiu “
    “Ramazan Jarani“
    “Servete Maci “
    “Siri Kodra“
    “Vasil Shanto“
    Sigal