50 miqësoret në transfertë të Shqipërisë

571
Sigal

Miqësorja me Bjellorusinë do të jetë e 93-ta për Kombëtaren tonë dhe e nënta e De Biazit

Shqipëria do të luajë të premten e 15 nëntorit kundër Bjellorusisë, takim i programuar për t’u luajtur në Antalia të Turqisë. Kjo do të jetë miqësorja e parë kundër Bjellorusisë, teksa më parë kundër tyre kemi zhvilluar katër takime zyrtare. Kundër bjellorusëve Kombëtarja jonë do të luajë miqësoren e 93-të historike (nga e para, ajo kundër Malit të Zi, më 22 shtator 1946, të fituar 5-0), e 50-ta që do të luhet në transfertë (nga e para, ajo kundër Rumanisë 1-1, më 23.10.1949, Bukuresht) dhe e nënta nën drejtimin e Xhani De Biazit (e para, humbja 2-1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, më 29.02.2012 dhe e fundit, fitorja 2-0 me Armeninë në Tiranë, 14.08.2013). Në specialen e gazetës “Telegraf” është një udhëtim statistikor në 50 miqësoret që janë luajtur jashtë Shqipërisë (duke futur në këtë numër të “rrumbullakët” edhe ndeshjen me Bjellorusinë). Bilanci i Shqipërisë në 92 ndeshje miqësore është ky: 35 fitore, 25 barazime dhe 32 humbje, ndërsa në ndeshjet e zhvilluar në transfertë bilanci është: 49 ndeshje; 11 fitore, 13 barazime, 25 humbje. Ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA, duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi (ende nuk konsiderohej një shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), por në regjinë e trajnerit rus, Boris Apuhtin. Në ndeshjet miqësore, Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip KuzheFitorja e parë, daton më 4 qershor të vitit 1950, në fitoren 2-1 kundër Bullgarisë, falë golit të rrallë të Loro Boriçit (21’) e të kompletuar nga Vafsi Biçakut (56’). Fitoret më të thella: Shqipëri-Qipro 6-1, Shqipëri-Vietnam 5-0 dhe Turqi-Shqipëri (1-4). Humbja e parë është ajo me Poloninë, në Varshavë, më 6 nëntor 1949, me rezultatin 2-1, ku për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Zihni Gjinali: më të thellat, Hungari-Shqipëri 12-0 dhe Rumani-Shqipëri 6-0. Ka një sërë miqësoresh të pazakonta për Kombëtaren tonë, pra ndeshje kundër ekipeve jo europiane, dhe në këtë listë bëjnë shtete afrikane, amerikano-jugore, aziatike, etj. Gjeografia shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahreinin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në Amerikën e Jugut. Me Kinën, Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, duke pasur një pasur bilanc negativ: 1 humbje, 1 barazim, por ato ndeshje mund të konsiderohen me një sfond të pastër ideologjik, për të mos thënë se kemi humbur me dëshirë, apo me porosi. Në miqësoren e 15 shtatorit 1957, Kina fitoi 3-2 me Shqipërinë, ndërkohë që ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, takimi u mbyll në barazim 1-1 (7 nëntor 1973), por me porosi nga Komiteti Qendror i ish-Partisë së Punës së Shqipërisë, pasi ndeshja përkoi në kohën e dashurisë së madhe me Kinën Popullore, pra ishte një porosi e vetë Enver Hoxhës. 35-vjeçari Panajot Pano barazoi golin e realizuar më parë nga kinezi Van, pikërisht në ndeshjen e fundit të Panos me fanellën kuqezi (24 të tilla). Nuk mungon në statistikat e Kombëtares dhe një ndeshje me Vietnamin, madje me një fitore të thellë: 5-0, të regjistruar nga trajneri gjerman Hans-Petër Brigel, të zhvilluar në Norçia të Italisë, më 12 shkurt 2003. Tejet e rrallë është miqësorja me Argjentinën, më 20 qershor 2011, në Buenos Aires, kundër Lionel Mesit dhe Karlos Tevezit dhe të humbur 4-0. Në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe. Dy miqësoret e tjera ekzotike janë ato kundër Katarit në Madrid (22 maj 2012, të fituar 2-1 me golat e realizuar nga Elis Bakaj dhe Erjon Bogdani), ndërsa tjetra është ajo kundër Iranit, të zhvilluar në Stamboll (27 maj 2012), të fituar 1-0 me golin e Emiljano Vilës. Ndeshja e fundit miqësore e zhvilluar jashtë vendit tonë është ajo kundër Kamerunit në Zvicër, më 14 nëntor 2012, një takim i mbyllur në barazim pa gola.

   Gjeografia e ndeshjeve

 Gjeografia e miqësoreve të Shqipërisë shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahrejnin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në Amerikën e Jugut, por dhe me Kubën në Berat, apo dhe ato me Anglinë (B) dhe Portugalinë.

  Dy rekorde në miqësore

Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest) në drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë) me kroatin Josip Kuzhe.

1) 23.10.1949, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 1-1

2) 06.11.1949, Varshavë

Poloni-Shqipëri 2-1

3) 17.11.1949, Sofje

Bullgari-Shqipëri 0-0

4) 17.09.1950, Pragë

Çekosllovaki-Shqipëri 3-0

5) 24.09.1950, Budapest

Hungari-Shqipëri 12-0

6) 08.10.1950, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 6-0

7) 09.15.1957, Pekin

Kinë-Shqipëri 3-2

8) 20.09.1988, Kostanca

Rumani-Shqipëri 3-0

9) 05.09.1990, Patra

Greqi-Shqipëri 1-0

10) 04.09.1991, Athinë

Greqi-Shqipëri 0-2

11) 14.05.1994, Tetovë

Maqedoni-Shqipëri 5-1

12) 16.08.1995, Valeta

Malta-Shqipëri 2-1

13) 24.04.1996, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 0-0

14) 14.08.1996, Marusi

Greqi-Shqipëri 2-1

15) 21.01.1998, Antalia

Turqi-Shqipëri 1-4

16) 06.02.1998, Valeta

Maltë-Shqipëri 1-1

17) 08.02.1998, Valeta

Gjeorgji-Shqipëri 3-0

18) 10.02.1998, Valeta

Shqipëri-Letoni 2-2

19) 19.08.1998, Nikosia

Qipro-Shqipëri 3-2

20) 06.02.2000, Valeta

Shqipëri-Andorrë 3-0

21) 08.02.2000, Valeta

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

22) 10.02.2000, Valeta

Shqipëri-Maltë 1-0

23) 26.04.2000, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 1-0

24), 25.04.2001, Gaziantep

Turqi-Shqipëri 0-2

25) 05.01.2002, Manama

Maqedoni-Shqipëri 0-0

26) 07.01.2002, Manama

Shqipëri-Finlandë 1-1

27) 10.01.2002, Manama

Shqipëri-Bahrein 0-3

28) 13.02.2002, Hesperanzh

Luksemburg-Shqipëri 0-0

29) 13.03.2002, San Diego

Meksikë-Shqipëri 4-0

30) 17.04.2002, Andorra

Andorrë-Shqipëri 2-0

31) 12.02.2003, Norçia

Shqipëri-Vietnam 5-0

32) 30.04.2003, Sofje

Bullgari-Shqipëri 2-0

33) 20.08.2003, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 3-1

34) 11.10.2003, Lisbonë

Portugali-Shqipëri 5-3

35) 28.04.2004, Talin

Estoni-Shqipëri 1-1

36) 18.08.2004, Nikosia

Qipro-Shqipëri 2-1

37) 29.05.2005, Szczecin

Poloni-Shqipëri 1-0

38) 16.08.2006, Seravale

San Marino-Shqipëri 0-3

39) 25.05.2007, Burnli

Anglia B-Shqipëri 3-1

40) 27.05.2008, Reutlingen

Poloni-Shqipëri 1-0

41) 19.11.2008, Baku

Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

42) 14.11.2009, Talin

Estoni-Shqipëri 0-0

43) 25.05.2010, Podgoricë

Mali i Zi-Shqipëri 0-1

44) 20.06.2011, Buenos Aires

Argjentinë-Shqipëri 4-0

45) 15.11.2011, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 0-0

46) 29.02.2012, Tbilisi

Gjeorgji-Shqipëri 2-1

47) 22.05.2012, Madrid

Katar-Shqipëri 1-2

48) 27.05.2012, Stamboll

Iran-Shqipëri 0-1

49) 14.11.2012, Gjenevë

Kamerun-Shqipëri 0-0

Bilanci: 49 ndeshje; 11 fitore, 13 barazime, 25 humbje

 Ndeshjet e zhvilluara në Turqi

MIQËSORE

 1) 21.01.1998, Antalia

Turqi-Shqipëri 1-4

2) 25.04.2001, Gaziantep

Turqi-Shqipëri 0-2

3) 27.05.2012, Stamboll

Iran-Shqipëri 0-1

Beshiktashi në gjurmët e Bashës

 Talenti i ri shqiptar, Arlind Basha është vënë nën lupën e Beshiktashit dhe Fenerbahçes. Lajmin  e kanë dhënë mediat turke, të cilat shkruajnë se është ish-trajneri i përfaqësueses kroate, Slaven Bilic që kërkon me ngulm shërbimet e Bashës dhe të bashkëlojtarit të tij tek Hajduku i Splitit, Jean Kouassija. Basha e  ka konfirmuar interesimin e gjigandit turk, duke thënë se përveç Beshiktashit interesim për të ka shfaqur edhe skuadra tjetër, Fenerbahçe. “Po, është e vërtetë  që Beshiktashi është interesuar për shërbimet e mia, por edhe Fenerbahce ditëve të fundit ka shfaqur interes , kjo është e gjitha çfarë mund të ju them tani për tani” ka përfunduar Basha. Ditë më parë në një intervistë  për Asport, 17 vjeçari Basha ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën kuq e zi dhe se është në pritje të një ftese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.