46 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të matematikës

    396
    Rreth 46 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të matematikës. Për 2 orë e gjysëm, maturantët do ti nënshtrohen provimit të tretë me detyrim por i dyti për nga rëndësia për maturantët, pasi rezultati i tij , me atë të letërisë, provimeve me zgjedhje dhe notën mesatare do të jenë pjesë e përllogaritjes së pikëve totale në garën për universitet.
    Me këtë testim, maturantët e vitit 2015 mbyllin ciklin e provimeve me detyrim për tju nënshtruar me 19 qershor dy provimeve me zgjedhje.
    Ndërkaq, maturantët për të marë pjesë në provim duhet të jenë të pajisur me me kartën e identitetit. Testi do të ketë 25 pyetje në total, ku 13 prej tyre do të jenë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Pas zhvillimit të provimit, AKP-ja do të publikojë rezultatet.
    Sigal