34 emrat e ish të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim

    457
    Sigal

    Kësti i dytë, listë-pagesa e radhës për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist

    Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, ka nxjerrë listë-pagesën e radhës me këstin e dytë për ish të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblim. Gazeta “Telegraf”, përkrah 34 emrave po ju paraqet dhe procedurat që duhet të ndjekin aplikantët për t’u paraqitur në bankë për të tërhequr lekët. Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, bën publike listën e radhës për këstin e dytë me emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë dhe personat që përfitojnë dhe që kanë emrat në këtë listë duhet të paraqiten për të marrë masën e shpërblimit. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf” bën publike 34 emrat e radhës që përfitojnë dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

    Dokumentacionet që duhet të paraqesin personat për të tërhequr lekët:

    Çdo person që gjen emrin në këtë listë, për shembull, nëse i burgosuri është ende gjallë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

    – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

    – Fotokopjen e kartës së identitetit;

    Listë-pagesa e radhës për ish-të përndjekurit politikë.