34 certifikata për studentët serb, Klosi: Ne ti ndryshojmë marrëdhëniet

    61
    TIRANË – Të rinjtë shqiptarë dhe ata serbë duket se do të sjellin ndryshimin e raporteve diplomatike e jo vetëm të dy vendeve.
    Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 34 studentët shqiptarë e serb të shkollës verore, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se të rinjtë janë mundësia më e mirë e bashkëpunimit.
    “Shkolla verore që u ndoq gjatë këtyre ditëve në Tiranë është vetëm fillimi në zbatim të marrveshjes së nënshkruar ndërmjet dy qeverive dy përfaqësuesve të Ministrisë së Rinisë Shqiptare dhe asaj Serbe në Tetor të viti 2014.” – tha Klosi
    Edhe përfaqësuesi i OSBE në Tiranë Florian Raunig shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin mes Shqipërisë e Serbisë.
    “Ambjentimi midis të dy grupeve është shumë i mirë kanë miqësi shumë të fortë prandaj nuk janë më dy grupe, por janë një grup dhe le të jetë ky shembull për marrëdhëniet politike dhe ndër-rajolnale midis shteteve të ballkanit.” – tha Raunig
    Nxënësit pjesëmarrës në këtë shkollë verore thanë se për ta marrëdhëniet nuk janë aq të nxehta sa të politikës e përkundrazi ata kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera.
    ”Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Kjo ishte hera ime e parë në Tiranë dhe kam mbetur shumë i kënaqur. Krijuam një marrëdhënie të shkëlqyer të cilën sapo të shkoj në serbi do tua tregoj shokëve atje. Është e rëndësishme që në të rinjtë të ndryshojmë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona”, – tha studenti serb.
    ‘Ishte një eksperiencë shumë frytdhënëse rinia është e tashmja dhe e ardhmja është në dorën tonë’, – tha njëri prej studentëve shqiptarë
    Ndërkohë po në kuadër të arsimit profesional Ministri Klosi ka firmosur një marrëveshje me dhomën tregtare të Tiranës si dhe me shoqatën e dhomave tregtare për ti garantuar studentëve të arsimit profesional një praktikë të sigurtë në biznese.
    Kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka apeloi që të gjithë të shohin mundësinë e studimit në shkolla profesionale pasi kështu do ta kenë të ardhmen të sigurtë