26-30 NËNTOR/ Klik Ekspo Group, U.F.I. & CEFA, Kongres i Panaireve të Evropës në Panairin e 100 vjetorit

    413
    Sigal

    Klik Ekspo Group në edicionin e sivjetëm të Panairit të Madh Ndërkombëtar që do të zhvillohet në Tiranë nga 26-30 nëntor të këtij viti do të jetë “strehë” për përfaqësuesit e Enteve më të mëdha organizatore të panaireve ndërkombëtare në Evropë, të cilët do të sjellin në kryeqytetin shqiptar përvojën, zhdërvjelltësinë dhe efikasitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregjeve në botë. Kështu, një ndër eventet e ngulmuara nga Klik Ekspo Group që të mund të organizohej në të njëjtin vit të përvjetorit të 100 të shtetit shqiptar, është bërë realitet dhe ky është Kongresi Vjetor i Aleancës së Panaireve të Evropës Qëndrore – CEFA, anëtar i së cilës Klik Ekspo Group është që në 2009. Angazhimi i Klik Ekspo Group në rrjetin rajonal të Panaireve Ndërkombëtare shpërblehet duke i besuar organizimin e Takimit Vjetor të Komitetit Drejtues të CEFA-s, misioni themeltar i së cilës është të mbështesë fuqishëm anëtarët që të ofrojnë urëkalime solide drejt tregjeve në zhvillim te Europës Qendrore dhe Juglindore.  Në këtë Kongres, Evropa do të përfaqësohet nga njohës të zhdërvjelltë të tregut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që përfaqësojnë kulme të Industrisë së Panaireve si Panairit të Mynihut, të Vjenës-Reed Exhibition, Bolzanos, Milanos, Shkupit, Beogradit, Zagrebit, Bukureshtit, Plovdivit etj., të gatshëm për të lobuar pro investimeve të vendeve të tyre drejt Shqipërisë, si dhe për marrjen udhë të projektit madhor për Qendrën e Përhershme të Panaireve.

    Një nder, por dhe përgjegjësi për kompaninë më të madhe dhe të vetme të organizimit të panaireve në Shqipëri është një event i tillë. Ky aktivitet tregon edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm që zotëron Klik Ekspo- Group, një partner i fuqishëm në këtë “klub” të mëdhenjsh, që vetëm tre vite më parë kanë zgjedhur ta kenë kompaninë e fuqishme shqiptare të organizimit të panaireve, në gjirin e tyre. Aleanca e Panaireve të Evropës Qendrore – CEFA, anëtar i së cilës Klik Ekspo Group është që në 2009, u themelua në janar të vitit 1995, për të bërë Evropën Qendrore dhe Juglindore një Rajon gjeo-strategjik për panaire dhe ekspozita të rëndësisë ndërkombëtare, si dhe një aleancë, e cila shtrihet përtej kufijve të thjeshtë fizikë. 24 anëtarë kanë bashkuar forcat në CEFA: Beograd, Bolzano / Bozen, Brno, Bukuresht, Budapest, Budva, Celje, Chisinau, Grac, Klagenfurt, Lubjanë, Mynih, Novi Sad, Plovdiv, Pordenone, Sarajevë, Shkup, Sofje, Vjenë dhe Zagreb.

    Në përmbushje te kushteve për procesin e integrimit evropian, simotrat prestigjioze të Bashkimit Evropian ofrojnë bashkëpunimin dhe know-hown e tyre shekullor për entet e vendeve kandidate të Europës Qendrore dhe Juglindore, duke punuar së bashku në mënyrën më të ngushtë në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve publike, duke shkëmbyer trajnime të përbashkëta dhe mbeshtetje formuese ne të gjitha aktivitetet e zhvilluara prej tyre.

    Objektivi i CEFA është trajtimi i problemeve të reja që dalin në pah me zgjerimin e konceptit të globalizimit dhe ofrimi i zgjidhjeve të orientuara drejt së ardhmes, duke e konsideruar Bashkimin Evropian tashme si një të treg i ri që ofron diversitet, mundësi dhe fuqi të reja blerëse. Pikërisht, një objektiv i tillë përkon dhe me objektivat e qeverisë shqiptare, enteve dhe institucioneve ekonomike që duke shfrytëzuar fuqinë dhe ekspertizën e këtyre enteve shtylla të marketingut ekonomik,  të operojnë në tregun e vështirë ekonomik evropian e pse jo dhe në tregun e vështirë politik evropian për integrimin e afërt të Shqipërisë në BE.

    CEFA kombinon ekspertizën e marketingut dhe shitjeve bazuar në një rekord prej më shumë se 60 vjet panaire të organizuara në Rajon duke “folur” një duzinë gjuhësh dhe ofron përvojë në të gjitha kontekstet kulturore e sociale të vendeve anëtarëve të saj. Misioni  i CEFA-së është të ndihmojë në mënyrë efikase anëtarët  e saj për të përmbushur qëllimet e tyre në hapjen e portave për biznesin drejt tregjeve në rritje të Evropës Qendrore dhe Juglindore, dhe duke i kthyer ata në mesazhere dhe shpërndarës te frymës bashkëpunuese në të gjithë Rajonit.

    Ndaj dhe organizimi i këtij Kongresi vjetor të CEFA nga ana e kompanisë Klik Ekspo Goup në Shqipëri është një sinergji e shëndetshme bashkëpunimi jo vetëm për Shqipërinë por dhe për të gjithë vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Strategë të Rajonit do të  mbërrijnë në Tiranë për bashkëpunime dhe kooperime të biznesit, politikave ekonomike duke e pagëzuar kryeqytetin në këtë mënyrë në një portë të rëndësishme drejt rajonit e më gjerë, e duke shënjuar  Shqipërinë tërësisht në një vend që eksporton bashkëpunim, partneritet dhe potencial ekonomik dhe politika kooperimi.

    Klik Ekspo Group në këtë takim të frytshëm dhe miqësor në Tiranë nënvizon se do ta kthejë në një rast unik për të gjithë anëtarët pjesëmarrës CEFA, për të marrë një informacion dhe kujtim afatgjatë nga “Vendi e Shqiponjave” duke i treguar faqen festive të një Shqipërie që përjeton një Rilindje të dytë këtë 100 -vjetor.

    Programi që ka përgatitur kompania e fuqishme shqiptare për kolegët CEFA do të jetë një shans për të zbuluar Shqipërinë e për të treguar që historia është edhe më e hershme se ky shekull, duke përzgjedhur vetëm një trashëgimi të njerëzimit mbarë, si qytetin e vjetër 2407 -vjeçar të Beratit, krenaria e antikitetit shqiptar dhe arkitekturës shqiptare dhe botërore.