“25 ditë aktivitete për 25-vjetorin e Ditës së Rinisë”, Klosi: Të dëgjojmë zërin e rinisë

    428
    25 ditë aktivitete në 25-vjetorin e Ditës së Rinisë. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh rinore, të cilat do të kulmojnë në datën 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Aktivitetet do të nisin nga 14 nëntori dhe për 25 ditë me radhë, ato do të zbresin në çdo qytet të vendit, jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar dhe përballur me të gjitha problematikat me të cilat përballet rinia sot, 25 vjet pas lëvizjes studentore, që kulmoi pikërisht më datën 8 dhjetor. 
    Kalendari është prezantuar sot nga ministri, MSR-së, Blendi Klosi, në një aktivitet ku merrte pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, me të cilat do të bashkëpunohet në realizimin e këtij kalendari. “Po, do jemi në çdo qytet, te çdo i ri shqiptar dhe jo vetëm, për të ngritur së bashku siparin e frymës më shpërthyese, atë të rinisë. Jam krenar të them sot se ne e kemi dëgjuar zërin e shoqërisë civile, organizatave rinore dhe të rinjve, dhe i kemi përmbledhur në plot 25 ditë, të dedikuara vetëm atyre. Këto 25 ide nuk janë vetëm 25, por më shumë se 125, të cilat shkrihen me modestinë e të rinjve në aktivitete konkrete”, – tha ministri Klosi në fjalën e vet. 
    Ai shtoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të forcojë edhe më shumë rolin e të rinjve në vendimmarrje dhe ta bëjë zërin e tyre më të dëgjueshëm në politikat rinore dhe jo vetëm. “Ne jemi për një politikë që flet me gjuhën tuaj dhe u përgjigjet vlerave tuaja. Për këtë, kërkojmë pjesëmarrjen dhe përfshirjen tuaj. Duhet të jeni ju, krahu ynë i djathtë dhe në të njëjtën kohë opozita jonë direkte për të na ndjekur në çdo hap të Prezantimit dhe Zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë, që nis rrugëtimin në qytetet e Shqipërisë”, – theksoi ministri Klosi.
    Gjithashtu, Klosi bëri të ditur se në fokusin e këtyre aktiviteteve do të jenë të gjitha temat dhe çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe që mund të sjellin një rritje të rolit të saj në shoqëri, siç mund të sipërmarrja e të rinjve, arsimi profesional si një mundësi për të jetuar me një punë të denjë, mbështetja sociale apo edhe vullnetarizmi. “Jeni ju ata që keni kërkuar të përfshiheni në vendimmarrje dhe politikëbërje, dhe jemi ne ata që po ju ftojmë ta bëni këtë gjë. Në këto 25 ditë do vëmë sërish fokusin në arsimin profesional, në nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit nga sipërmarrësit e rinj. Pjesë e nismës sonë është sigurisht mbështetja sociale e të rinjve në nevojë nëpërmjet programeve solidare, toleranca, diversiteti dhe sigurisht, gjithëpërfshirja”, – u shpreh ministri Blendi Klosi. 
    Më tej ai shtoi se këto aktivitete nuk do kishin vlerën e merituar pa përfshirë bashkëpunimin e fortë rajonal në fushën e rinisë, e cila kulmon me ngritjen e strukturës rajonale për rininë, trajnime kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe shkolla të përbashkëta verore dhe dimërore me të rinjtë e Ballkanit, për të shkëmbyer elementët që na përfaqësojnë. “Kam bindjen e plotë që e gjeni veten pjesëmarrës në çdo aktivitet që ne ndërtuam nga zëri juaj, nga rinia, për rininë. Kjo gjë bëhet vetëm e vetëm që kësaj force që ka ndryshuar vendin 25 vite më parë, t’i jepet rëndësia e merituar nëpërmjet të rinjve të vitit 2015, që janë katalizatori i lokomotivës sonë. Data 8 Dhjetor është një datë shumë e rëndësishme në historinë e vendit tonë, është një datë që transformoi dy epokat, është datë që ndryshoi përqasjen politike dhe jetën e mëtejshme të vendit tonë”, – tha Klosi.
    Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet shprehu angazhimin që Bashkia e kryeqytetit ka ndërmarrë për të qenë prezente në disa nga aktivitetet më të rëndësishme që do të zhvillohen në Tiranë, siç janë ato me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit, apo Nata e Bardhë. Ai bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të këtyre aktiviteteve do të ngrihet dhe një strukturë këshillimore e përhershme rinore në Bashkinë e Tiranës. “Bashkia e Tiranës duke iu bashkuar kësaj nisme ka planifikuar që të iniciojë atë që është bordi i rinisë si një trup permanente që do jetë një trup këshillimore për qytetin e Tiranës për të gjitha politikat rinore, për të gjitha aktivitetet rinore që do zhvillohen. Do jetë një trupë që do mblidhet në mënyrë periodike, e cila do marrë vendime se çfarë do bëhet me të rinjtë në qytet”, – tha Mazniku. 
    E gjithë kjo fushatë aktivitetesh do të finalizohet me certifikim e 900 praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, dhe me shpërndarjen e kontratave të punës për 1 vit në administratën publike të 200 praktikantëve më të mirë në punën e kryer.
    Sigal

    Kalendari i aktiviteteve

    14 Nëntor

    E Shtunë

    Prezantim i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rininë Elbasan: Mbrojtja Sociale

    Vizitë në qendër rezidenciale  

     

    15 Nëntor

    E Diel

    Bisedë me “Sipërmarrësit e Rinj: Histori

    Suksesi” dhe vizita në bizneset e tyre

     

    16 Nëntor

    E Hene

    Dita Nderkombetare e Tolerances – Aktiviteti

    “Tolerance dhe Diversitet”

    Shfaqja e filmit “Skandal” për LGBT

     

    17 Nëntor

    E Marte

    Ekspozitë pikturash me pamje nga Tirana me

    rastin e Çlirimit të Kryeqytetit 

    18 Nëntor

    E Merkure

    Promovimi i Librit Dixhital nga Shtëpia Botuese

    Dituria

    Takim me shoqërine civile për konsulta mbi

    Ligjin e Vullnetarizmit

     

    19 Nëntor

    E Enjte

    “Si te aplikosh per nje pune” Trajnim nga Sëiss

    Contact

     

    20 Nëntor

    E Premte

    Promovimi i Turzmit Social në Sarandë me të

    rinjtë

    Prezantim i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rininë Gjirokastër: Edukimi i të rinjve

     

    21 Nëntor

    E Shtune

    Inagurimi i Bienales së të rinjve të Akuarelit

    nga e gjithë bota

     

    22 Nëntor

    E Diel

    “Debati i 

    Guximshem”- Pyetje të guximshme drejtuar Ministrit të Mirëqenies
    Sociale dhe Rinisë nga të rinjtë

    “Endrra Ime” Vizitë tek Paninoteka dhe

    Pasticeria të financuara nga ky projekt

    “Endrra Ime” Ekspozitë e fëmijëve që nuk

    degjojnë

     

    23 Nëntor

    E Hene

    Takim me Gazetarët për hapësirën që i japin

    Rinisë, emisionet rinore dhe debatet televizive

     

    24 Nëntor

    E Marte

    Promovim i Librit “101 Ide Inovative Biznesi”

    Diskutime me sipërmarrësit e rinj dhe të rinjtë

    vullnetarë

     

    25 Nëntor

    E Merkure

    Lancimi i fushatës kundër dhunës ndaj femrave

    “Endrra Ime” Promovimi i faqes Web për punët artizanale nga e gjithë Shqipëria

     

    26 Nëntor

    E Enjte

    Prezantim i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rininë Shkodër: Nxitja e Punësimit të të rinjve përmes politikave efektive të
    tregut të punës

    “Endrra Ime” Inagurim I qendrës së trajnimit për fëmijët që nuk shikojnë në Lezhë

     

    27 Nëntor

    E Premte

    “Libri i Muajit” Diskutim me të rinjtë dhe

    autorin e përzgjedhur

    Aktiviteti përmbyllës i fushatës“HeForShe” nën

    moton “Djemtë dhe Burrat, pjesë e zgjidhjes”

     

    28 Nëntor

    E Shtune

    Festim i përvjetorit të Shkollës “Pavarësi” në

    Vlorë

     Inagurimi i Qendrës Rinore Vlorë

    Prezantimi i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rininë Vlorë:  Nxitja dhe pjesëmarrja e
    të rinjve në proceset vendim-marrëse demokratike

    Takime me shoqerine civile për Ligjin e Vullnetarizmit

    “Endrra Ime” Inagurimi I Parkut në Vlorë

     

    29 Nëntor

    E Diel

    Konkursi: Kartolina “Unë e dua vëndin tim”

    12 Kartolinat fituese do të jenë pjesë e

    kalendarin 2016 te Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

    “Nata e Bardhe” Feste me të rinjtë

     

    30 Nëntor

    E Hene

    Mbledhja e parë me te përzgjedhurit e Bordit

    Këshëllimor Rinor të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise 

     

    1 Dhjetor

    E Marte

    Takim sensibilizues me të rinjtë kundër HIV

    AIDS 

     

    2 Dhjetor

    E Merkure

    Rinia Shqipëtare dhe   Bashkëpunimi Rajonal

    – Kampi No Hate Speech me Serbinë 

    – Ekspozita No Hate Speech me të rinjtë Kosovare

    – Shkolla Verore dhe Dimërore me Serbinë

    – Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor

     

    3 Dhjetor

    E Enjte

    “Gara për Jetën” Finalja e basketbollit për të

    rinjtë me aftësi të vecanta

     

    4 Dhjetor

    E Premte

    Prezantim i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rininë Durrës:  Shëndeti, Sporti,
    Mjedisi

     

    5 Dhjetor

    E Shtune

    Lancimi i “Solidar me Ty”

    Shfaqje tek Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë

    Cdo datë 5 do të jemi pranë institucioneve të

    përkujdesit social

    “Endrra Ime” Inagurimi i Qendrës Komunitare Vorë

     

    6 Dhjetor

    E Diel

    Inagurimi i Qendrës Rinore Korcë

    Prezantimi i Planit Kombëtar të Veprimit për

    Rinië Korce: Kultura dhe Vullnetarizmi 

    Takime me shoqërinë civile për Ligjin e

    Vullnetarizmit

    “Endrra Ime” Inagurimi I Ekspozites ne Pogradec

     

    7 Dhjetor

    E Hene

    “Të gatuajmë së bashku”

    Të rinjtë e arsimit profesional dhe Ministri

    Blendi Klosi gatuajnë për qytetarët e Tiranës

    Takim i shoqërisë civile, organizatave rinore dhe mbeshtësve ndërkombëtarë për bashkëpunime të mundshme, me CRCA në Qendrën Rinore të Tiranës

     


    8 Dhjetor

    E Marte

    Çertifikimi i 900 Praktikantëve dhe shpërndarja

    e kontratave të punës për 200 prej tyre

    Festë me të rinjtë e Praktikës ne rrugën kryesore

    te Ish Bllokut