2 ditë nga Botërori/ Kombëtaret e miliardave, Franca “kampione” bote

590
Sigal

Kampionati Botëror do të grumbullojë në Rusi shumicën e yjeve të futbollit në planet. Sipas Observatorit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sport, edhe vlera e ekipeve është e një niveli të lartë. Duke sjellë si shembull Francën, firma me 23 lojtarët e Deshamps, do t’i kushtonte një klubi 1,410.3 miliardë euro. Përveç se atë të transalpinëve, Instituti zviceran në fjalë ka përllogaritur vlerën e tregut për ekipet e Kampionatit Botëror dhe llogaritja matematikore vë Francën të parën e më pas Anglinë (1.390 miliard euro), Brazil (1.270 miliardë euro) dhe Spanja (965 milionë euro).
lista
KOSTOT– 
Te vendet e fundit në këtë klasifikim janë Kosta Rika, Irani, Arabia Saudite dhe renditja mbyllet me modestët e Panamasë. Lojtarët që përbëjnë ekipin e Amerikës Qendrore kanë në tërësi një vlerë prej 15 milionë eurosh. Ky studim pasqyron gjithashtu lojtarin më të çmuar të secilës kombëtare dhe peshën e saj në koston totale. Në Francë, lojtari me vlerën më të lartë të tregut është Mbape (187 milionë euro), ndërsa tek Anglia është Herri Kejn. Te Brazili nuk mund të ishte askush tjetër përveç Nejmar (196 milionë euro), ndërsa te Spanja, lojtari me vlerën më të lartë në treg është Saul Ñiguez, me kartonin e tij prej 101 milionë eurosh.

YJET – Leo Mesi me 184 milionë euro vlerë ka parakaluar Kristiano Ronaldon që vlen 81 milionë euro më pak (103) janë lojtarët më të vlefshëm nga Argjentina dhe Portugalia, ndërsa Mohamed Salah veçohet tek Egjipti. Lojtari i Liverpulit përfaqëson 74 për qind të vlerës totale të tregut të përzgjedhjes së tij.