17 shkurt 2008 (2016), lindi shteti më i ri në botë

    1776
    Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit, që e fitoi mëvetësinë, si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall Republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb, që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999, i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.
    Lindja e shtetit të Kosovës, si rast i veçantë (sui generis)
    Nga kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës është përfolur shumë se Kosova e pavarur do të krijonte precedent edhe për rastet tjera në botë. Por, më të drejtë, shumë përkrahës të Pavarësisë së Kosovës janë shprehur se Pavarësia e Kosovës është rast i veçantë (sui generrs), i cili nuk mund të krahasohet nga rastet tjera “të ngrira”, të cilat presin zgjidhje. Kosova është rast unik, i cili nuk mund të krahasohet më asnjë rast tjetër në botë për faktin se:
    • Kosova ka një histori të veçantë;
    • Kosova ishte pjesë përbërëse e një federate, që tani më është shuar, ku Kosova ishte element konstituiv i kësaj federate;
    • Në Kosovë ka ndodhur pastrimi etnik, gjenocid me përmasa tronditëse për bashkësinë ndërkombëtare;
    • Në Kosovë pati një ndërhyrje ndërkombëtare, në parandalimin e një tragjedie, konflikt me përmasa që do t’i kalonte kufijtë rajonal;
    • Kosova gjendet nën Administrimin Ndërkombëtar.
    • Përbërja e popullsisë mbi 90% vendas dhe me kufij të definuar. Rast që vazhdimisht përmendet në deklaratat zyrtare të politikave të vendosjes;
    Pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë?
    Interesimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë mjaft i madh. Shpeshherë në mediumet e jashtme, Kosova ka qenë ngjarja kryesore. Asnjëherë më parë opinioni publik ndërkombëtar nuk ka qenë aq shumë i informuar si dhe i interesuar rreth këtij problemi. Tanimë kur Kosova është në fazën përfundimtare të zgjidhjes politike, faktori politik ndërkombëtar ka një përcaktim mjaftë të drejtë, përkrahja për një “Pavarësi për Kosovën”, në përjashtim të faktorit rus dhe disa vendeve të tjera më pak të rëndësishme. Kohëve të fundit, Rusia edhe pse anëtare e Grupit të Kontaktit si dhe e pajtuar me parimet e 31 janarit 2006, të këtij grupi rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës, ka dalë fuqishëm kundër Pavarësisë së Kosovës, duke u ndalur në qëndrimin se “marrëveshja duhet të jetë e pranuar për të dyja palët”.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe dështuan në përpjekjen për të fituar përkrahjen e Rusisë dhe Kinës, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të sjellë në Rezolutë, ku do të aprovoheshin rekomandimet e Presidentit Ahtisari, që Kosova të jetë Shtet të Pavarur dhe Sovran. Propozimi i Presidentit Atihsari ishte rezultat i bisedimeve e zhvilluara në mes të Kosovës dhe të Serbisë të zhvilluara në Vjenë të Austrisë. Sipas kësaj rezolute, Kosova pranohet si shtet i pavarur me një mbikëqyrje të përkohshme ndërkombëtare. Iniciativa e këtyre shteteve ishte rruga me e mirë e përfundimit të statusit të Kosovës, pasi në këtë mënyrë Kosova menjëherë do të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dështim i këtij projekti politik, detyroi Kuvendin e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, me 17 shkurt 2008 ta shpalli Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran. 
    Njohjet ndërkombëtare
    Pas shpalljes së Pavarësisë, njohje të menjëhershëm erdhën nga shtetet më të fuqishme të botës, si SHBA, Britani e Madhe, Francë, Itali, Turqi, etj. Vala e njohjeve ka vazhduar me intensitete të ndryshme dhe deri më sot numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është 87. Rëndësia e numrit të njohjeve është mjaft i madh në aspektin politik, pasi që në këtë mënyrë paraqesin presion serioz dhe mohim të kundër argumentit për njohjen e Kosovës, por se bazuar në të drejtën ndërkombëtare bazuar në kriteret nga konvente e Monte Videos Kosova me shpalljen de fakto dhe de jure është shtet me subjektivitet ndërkombëtar. Është e rëndësisë së veçantë politike se njohjen e Republikës së Kosovës e kanë bërë në mënyrë masive shtetet e Bashkimit Evropian. Shtetet që ënde nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovë, si Spanjë, Greqi, Qipro, Sllovaki, Rumuni janë shtete, të cilat kanë probleme të brendshme të cilat u frikohen lëvizjeve politike të brendshme. Edhe sot e kësaj dite shtetet, të cilat hezitojnë të njohin shtetin e Kosovës janë grupi i shteteve të cilat në konceptet e tyre politike janë kryesisht shtete me sisteme jo-demokratike me probleme të brendshme dhe nuk paraqesin arsyetim real të mosnjohjes.
    Mendimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
    Ofensiva e Serbisë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte e menjëhershme, por pa ndonjë rezultat. Njëra nder format e kundërshtimit dhe ndaljes se njohjeve të Pavarësisë së Kosovës ishte kërkesa e Serbisë për interpretim të legjitimitetit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Në pyetjen drejtuar gjykatës nëse Pavarësia e Kosovës ishte shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, gjykata u përgjigje çart: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte grushti i fundit më i rëndë për Serbin. Pas këtij mendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vazhduan njohjet ndërkombëtare, kështu duke shterur shpresat e Serbisë për të siguruar përkrahje ndërkombëtare për të penguar njohjet e Kosovës. Vendimi i Gjykatës ndikoi edhe në qëndrimin e opinionit. Disa nga partitë politike, si dhe personalitete të njohur serb në vazhdimësi bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
    Lindja e shteteve
    Vala e fundit e lindjes së shteteve në Evropë u bë nga shkatërrimi i federatave si; ndarja e republikave të Bashkimit Sovjetik, ndarja e Çekisë nga Sllovakia, ndarja e republikave të Jugosllavisë etj. Lindja e këtyre shteteve u bë duke u bazuar në parimin e të drejtës ndërkombëtare i njohur si “Parimi i së Drejtës për Vetëvendosje”. Këtë parim Bashkimi Sovjetik ju njohu republikave të saja dhe kështu kjo ndarje u be përmes rrugës paqësore. Në të njëjtën mënyrë u bë ndarja në mes Çekisë dhe Sllovakisë, por për fat të keq kjo mënyrë e ndarjes paqësore nuk ndodhi edhe me republikat e Jugosllavisë. Pas shpalljeve qe të pavarësisë së tyre nga Jugosllavia, këto shtete u përballën me agresion nga ana e Serbisë e cila pretendonte veten si trashëgimtare të Jugosllavisë. Republika e Sllovenisë për arsye të rrethanave specifike si pozitës gjeostrategjike të saj, kaloi lehte nga kjo luftë, kurse Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina u përballën me një luftë shkatërrimtare. Të njëjtën e përjetoj edhe Kosova. Kosova përjetoi një luftë të tmerrshme, me pasoja të mëdha si në njerëz ashtu edhe me dëme të tjera. Lufta Çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare dhe intervenimi i NATO-së, në qershor të vitit 1999, sollën kapitullimin e Serbisë.
    Sigal