Militantët kanë vrarë të paktën 16 besimtarë në një xhami brenda një baze forcash ajrore në Peshavar të Pakistanit, thonë zyrtarët.
Personat e armatosur sulmuan rojet dhe më pas hynë në bazën ajrore Badaber dhe sulmuan xhaminë, tha gjenerali major Asim Bajva.
Ai tha se forcat e sigurisë vranë 13 militantë dhe po kërkojnë për të armatosur të tjerë.
Talebanët pakistanezë thanë se e urdhëruan ata sulmin. Peshavar ka qenë vazhdimisht objekt sulmi nga militantët.
Dhjetorin e kaluar, më shumë se 150 studentë e mësues u vranë kur talebanë të armatosur hynë në një shkollë në qytet.