11 klube të Superligës të gjobitura

485
Sigal

 Tirana është skuadra më e ndëshkuar me gjobë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së

Komisioni i Disiplinë ka dënuar në vazhdimësi klubet e Kategorisë Superiore, ku janë gjobitur 11 nga 12 skuadrat që militojnë në kompeticion elitar të futbollit shqiptar. I vetmi ekip që nuk e ka shijuar atë është Besa. Argumentet e gjobat përfshijnë nga përplasjet fizike midis lojtarëve apo tifozerive; mospërmbushjen e përgjegjësive për një zhvillimin e një takimi normal apo goditjet e zyrtarëve të ndeshjes; koret ofenduese dhe hedhja e sendeve të forta, shkatërrimi i stadiumeve (nga tifozët bardheblu në Skënderbeu-Tirana dhe atë kuksianë në Kukësi-Skënderbeu) dhe deri te djegia e stolave (si në rastin e derbit Tirana-Partizani). Vetëm një javë më parë Disiplina dënoi me gjobë klubet e Teutës dhe të Vllaznisë, përkatësisht me nga 50 mijë dhe 25 mijë lekë, për sjelljet e gabuara të tifozerive dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve të javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Në vendimet e shumta kryesisht për kategoritë e ulëta, bie në sy edhe dënimi i Vllaznisë me 25 mijë lekë gjobë për mospërmbushje  të përgjegjësinë në përballjen me Besën, ndërsa Laçi paralajmërohet se do të jetë objekt i dënimeve nëse tifozët kurbinas do të kenë sërish sjellje të gabuar. Deri tani janë dënuar me gjobë 11 nga 12 klubet e Superligës, me përkushtim të Besës së Kavajë, cilat në total kapin shumën e 1,3 milionë lekëve:  Tirana (450 mijë lekë/pesë gjoba në total, përfshirë edhe 200 mijë leke dëme në stadiumin e Korçës); Kukësi (200 mijë, katër herë nga 50 mijë lekë); Vllaznia (125 mijë lekë,), Laçi (50 mijë lekë); Skënderbeu (150 mijë lekë, tri herë nga 50 mijë lekë) dhe Teuta (150 mijë lekë, tri herë nga 50 mijë lekë), Partizani (100 mijë lekë, dy herë nga 50 mijë lekë); Flamurtari (50 mijë lekë), Kastrioti (50 mijë lekë), Lushnja (30 mijë lekë). Nga Kategoria e Parë janë gjobitur tri skuadra: Luftëtari (50 mijë lekë), Burreli (50 mijë lekë) dhe Iliria (20 mijë lekë) si dhe një nga Kategoria e Dytë: Përmeti (50 mijë lekë). Kryesisht gjobat janë me nga 50 mijë dhe 20 mijë lekë të rinj. Motivet janë për mospërmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësisë për organizimin e një ndeshje futbolli, kore fyese të tifozëve ndaj gjyqtarëve, por dhe për hedhje të hedhje të sendeve të forta,.

Gjobat ndaj klubeve

Tirana   450 000 lekë

Skënderbeu 150 000 lekë

Kukësi 200 mijë lekë

Teuta            150 000 lekë

Vllaznia 125 000 lekë

Laçi              100 000 lekë

Partizani       100 mijë lekë

Bylis     100 mijë lekë

Flamurtari 50 000 lekë

Kastrioti       50 mijë lekë

Lushnja 30 mije lekë

Burreli   75 000 lekë

Mamurrasi 50 000 lekë

Luftëtari       50 000 lekë

Butrinti 25 000 lekë

Iliria      20 000 lekë

Përmeti  20 000 lekë

“Film” i riparë, vjet u dhanë 27 dënime fushash

 Ngjarjet e dhunshme të këtij edicioni të Superligës janë një “film” i parë dhe i riparë disa herë, madje në çdo sezon ka pasur raste të tilla madje disa kanë qenë dhe ekstreme. Duke u ndalur të dënimet e fushave e fushave, sezonin e kaluar janë dhënë 27 vendime nga Komisioni i Disiplinës, ku nëntë i përkasin klubeve të Kategorisë Superiore, dhjetë të Kategorisë së Parë dhe gjashtë të Kategorisë së Dytë. Sezonin e kaluar nëntë nga 14 klubet e Kategorisë Superiore (ose mbi 60%) u ndëshkuan nga Komisioni i Disiplinës, për të luajtur pa shikues, apo zhvilluar ndeshje në fushë asnjanëse. Shkaqet janë të ndryshme që, herë lidhen me sjelljen jo korrekte të tifozëve dhe herë me ekzaltimet e tejkaluara të ultrasve. Në Kategorinë Superiore spikasin Tomori dhe Luftëtari, me nga dy dënime secili për të luajtur pa shikues, ku bien në sy ato të beratasve me nga katër dhe tri javë. Kulmin në Kategorinë Superiore e mban Besa. Skuadra kavajase u dënua, më 6 nëntor 2012, për të luajtur gjashtë ndeshje jashtë fushe. Gjithçka, lidhet me hedhjen në fushë të sendeve të forta në fushën e lojës nga ana e tifozëve, që sollën ndërprerjen e përkohshme për disa minuta të lojës, në ndeshjen kundër Skënderbeut. Në listën e ekipeve për të luajtur pa shikues ishin edhe Vllaznia, Kastrioti, Skënderbeu, Kukësi. Laçi luajti dy ndeshje pa shikues, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës. Nga Kategoria e Parë janë ndëshkuar për të luajtur nga një ndeshje pa shikues, 8 ekipe: Ada, Gramshi, Himara, Naftëtari, Lushnja, Partizani dhe Pogradeci. Nga Kategoria e Dytë, dënimin më të rëndë e ka marrë Këlcyra: tetë ndeshje, dhe më pas vjen Memaliaj dhe Turbina, të dyja me nga katër, Përmeti dhe Erzeni me nga dy, si dhe Delvina me nga një.

KATEGORIA SUPERIORE

NDESHJE PA SHIKUES

Tomori         7

Luftëtari              2

Vllaznia       1

Skënderbeu         1

Kastrioti             1

Kukësi         1

Besa                    1

Laçi                     2

NË FUSHË ASNJANËSE

Besa                    6

Trajneri i Realit të Madridit e quan të përfunduar kualifikimin ndaj Shalkes në Ligën e Kampioneve

 Ançeloti: “Mendoj vetëm për Barcelonën”

  Reali i Madridit ndihet mjaft komod përpara ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve kundër gjermanëve të Shalke 04, kjo për vetë rezultatin e thellë të takimit të parë, të përfunduar me fitoren e thellë të madrilenëve 6-1, ku Benzema, Bejl dhe Kristiano Ronaldo shënuan secili nga një dygolësh. Kualifikimi për në çerekfinale është i sigurt. “Do të bëjmë disa ndryshime përballë Shalkes pasi në fundjavën që lamë pas, zhvilluam një takim me intensitet të lartë, që na mori shumë energji. Madje kemi udhëtuar shumë dhe nuk kemi pushuar aspak. Disa futbollistë janë të lodhur prandaj dhe këtë të martë do të ketë ndryshime në formacion. Për t’ju shuar kureshtjen po ju them që në sulm do të luajnë Jese, Morata e Ronaldo. Benzema nuk mund të luajë dot ndaj Shalkes, por ne kemi besim se mund ta rikuperojmë për ndeshjen me Barcelonën”, – tha trajneri italian. Në vijim Ançeloti, i cili në të kaluarën ka drejtuar Milanin e Çelsin, foli edhe për “El Clasico”-n me Barçën, takim që do të luhet këtë fundjavë në “Santiago Bernabeu”: “Gjithmonë kam menduar që Barcelona është një skuadër shumë e fortë. Dhe këtë gjë e mendon gjithë bota. Është e vërtetë që ata kanë pasur disa vështirësi por tashmë e kanë marrë plotësisht veten. Ndeshja e kësaj të diele do të jetë shumë e ekuilibruar”, – shtoi Karlo Ançeloti, i cili pasoi në bankinë madrilene portugezin Zhoze Murinjo. Pyetjes së gazetarëve se cili kompeticion është më i vështirë për t’u fituar Anceloti ju përgjigj. “Në këtë moment mendoj se në La Liga kemi një avantazh të vogël, avantazh të cilin nuk e kemi as në Kupën e Mbretit e as në Ligën e Kampioneve”. Reali i Madridit ka një avantazh prej katër pikësh ndaj Barcelonës në kampionat, ndërkohë që në finalen e Kupës së Mbretit do të përballet pikërisht me katalanasit. Barcelona është kualifikuar për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, dhe ka të ngjarë që në shortin e lirë të së premtes dy gjigantët spanjollë mund të ndeshjen midis tyre.

 Didier Drogbanë e pret “ferri”

 Tifozët e Çelsit do të ruajnë gjithmonë një vend në zemrat e tyre për Didier Drogbanë, por kur ai të luajë sot në Londër në radhët e Gallatasarajit ata nuk do ta tregojnë respektin e duhur, kjo dhe për faktin se ndeshja e parë në Stamboll përfundoi 1-1. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur për Çelsin midis viteve 2004 dhe 2012 – duke luajtur nën drejtimin e Murinjos nga qershori i vitit 2004 deri në shtator 2007- dhe shënuar 100 gola në 226 ndeshje. Ai ka fituar gjithashtu, tre tituj të Premier Ligës, katër Kupa të Anglisë dhe dy Kupa të Ligës. Drogba ishte pjesë e formacionit të Çelsit që fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në 2011/2012, duke shënuar golin e barazimit dhe penalltinë përfundimtare kundër Bajernit në Munih, më 19 maj 2012. Ajo ishte dhe goditja e fundit e “ivorianit” për klubin anglez. Çelsi synon të arrijë trofeun e tretë rresht europian, pasi ka fitimit të Ligës së Kampioneve në vitin 2012 dhe Ligën e Europës në vitin 2013, por më parë duhet të eliminojë Gallatasarin, ku luan tani Didier Drogba.

LIGA E KAMPIONEVE

Ndeshjet e 1/8-ve

Sot, 18 mars

Real Madrid-Shalke (6-1)

Çelsi-Gallatasaraj (1-1)

Nesër, 19 mars

Mançester J.-Olimpiakos (0-2)

B.Dortmund-Zenit (4-2)

– Rezultatet në kllapa janë të ndeshjeve të para

Ekipet e kualifikuara

në çerekfinale:

Bajerni i Munihut

PSG

Barcelona

Atletiko -Madrid

Shorti i Ligës së Kampioneve

 Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do të hidhet, më 21 mars në Nion të Zvicrës në orën 12:00. Ai do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino dhe drejtori i kompeticioneve, Xhorxho Marketi, i ndihmuar nga ambasadori i finales së Lisbonës, Luis Figo. Ndeshjet do të luhen, më 1-2 prill dhe ato të kthimit, më 8-9 prill.

Shorti i Ligës së Europës

 Edhe shorti i çerekfinaleve të Ligës së Europës do të hidhet ditën e premte në selinë e UEFA-s, por në orën 13:00. Përveç sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit të kompeticioneve do të asistojë ambasadori i finales së Torinos, Çiro Ferrara. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen, më 3 prill, ndërkohë që, ato të kthimit do të luhen dhe 10 prill.