100- vjetori i Pavarësisë i gjen shqiptarët pa drita për shkak të CEZ-it

    389
    Sigal

    Banorët dhe bizneset pësojnë dëmtime në pajisje nga mungesa e energjisë elektrike

    Qytetarët shqiptarë nuk është e thënë që të kenë drita as në ditë festash. Realisht jemi në festat e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Por në realitet pot ë shohësh situatën energjetike gati të duket se nuk kanë kaluar këto100 vite kur sheh me dhjetëra raste që qytetarët janë pa energji elektrike për ditë të tëra, pasi CEZ-i nuk njeh kufij përsa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike. Tashmë është një fakt i pamohueshëm që nga një anë CEZ mbifaturon konsumatorët e rregullt dhe nga ana tjetër energjia që ofron është jashtë çdo standardi megjithë faturat e mbishtuara, këtë e konstaton edhe nga vëzhgimet që ka bërë “Telegraf” në terren me qytetarët. Një mungesë të theksuar kanë pasur në këto ditë festash qytetarët e Kombinatit në kryeqytet të cilëve u është ndërprerë energjia pas asnjë arsye për dy ditë me radhë, pa folur këtu për ndërprerjet me orë të tëra. Banorët e Kombinatit janë shprehur të irrituar për “Telegraf” se: “nuk kemi drita prej dy ditësh, CEZ-I nuk na ka dhënë përgjigje se përse na i ka ndërprerë dritat”. “Do dalim në protesta, por nuk na lë policia që të protestojmë. Pasditen e djeshme u mblodhëm në Kombinat, por nuk na lejoi policia. Duam që të largohet kjo kompani që na ka vjedhur dhe po na lë pa drita” shprehen më tej ato.  Ato tregojnë se paguajmë fatura të larta të cilat nuk i harxhojmë, por që të në lëri me ditë të tëra pa drita ky është kulmi. Ata po ashtu shprehen se: “Nuk kemi as drita, ku është qeveria, si të festojmë në 100-vjetorin kur nuk kemi as drita, jemi më keq se para 100 vjetësh”.

    Bizneset: Na u shkatërruan pajisjet!

    Bizneset që jetojnë në Kombinat ankohen se u janë djegur pajisjet nga ikja e energjisë në mënyrë të papritur. Po ashtu ato ankohen se u janë prishur edhe produktet dhe se askush nuk interesohet për mallin e tyre që u doli jashtë çdo standardi. “Unë kam një furrë bukë dhe më janë djegur pajisjet që kushtojnë shumë para, plus që ma kanë dalë jashtë përdorimit. As njeri nuk do t’ja dijë, për dëmin që më është shkaktuar”. Po ashtu ato kërkojnë që qeveria të marri masa për largimin e kësaj kompanie, pasi po na zhvat.