​Marin Schlulz viziton Durrësin, shëtit në Vollga dhe te Sfiniksi

1839
Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë vizitës së tij në vendin kishte parashikuar edhe një vizitë në qytetin e Durrësit. I shoqëruar nga kryebashkiaku, Vangjush Dako dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, Schulz fillimisht ka zhvilluar një vizitë në Muzeun Arkeologjik të qytetit bregdetar. Schulz u njoh nga drejtuesit e këtij muzeu me disa prej objekteve të rëndësishme dhe me vlera që ruhen në këtë muze. Më pasi ai ka preferuar një shëtitje në këmbë përgjatë shëtitores së Vollgës, ashtu si mijëra turistë të shumtë që kanë përzgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet verore. Schulz vizituar edhe Sfiniksin një investim i fundit i bashkisë në Durrësit në zonën e Bryllit, që është kthyer në një destinacion mjaft të frekuentuar nga mysafirët e këtij qyteti.
Sigal