Xhaxho Plaku: Robert hyra në dietë

751
Sigal

Robert hyra në dietë.
Se më thanë dhjami të vret.
Më thanë këmba një herë shket.
Një pjatë gjellë dhe bukë një fetë.

Dietologu më dha recetë.
Do hash gjethe edhe fletë.
Do hash lakra e Lëpjetë.
Si t’ia bëjë Xhaxhua i shkretë.

Do flesh vetëm me llabane.
Le të bëjë ftohët në stane.
Do hash një vezë një banane.
S’do pish më puro kubane.

Ta marrç vesh se ç’më ka gjet.
Desh ktheva patkonjtë përpjetë.
Është e dhembshur kjo mut jetë.
Kur me të vdekur zë e flet.

Mu tek rrija në oxhak.
Ngriva dhe mbi prush e flakë.
Ta kish mbajtur edhe pak.
Do më haje drekë e darkë.

Do më haje darkë e drekë.
Nuk ta them që të të prek.
M’u fry koka si kacek.
Humba ndjenjat rashë Dybek.

Vuri plaka ulërimë.
Thirri doktoreshë për ndihmë.
Erdhi një vajzë me sqimë.
Me gjilpërë s’la vend pa vrimë.

Dhe më morën me barelë.
Më dukej vetja një thelë.
Shpirti s’di ku më kish ngelë.
M’u futnë sytë, m’u bënë si shpellë.

Ç’i duam llafet e shumta.
Mu si Ka më varej shkuma.
Frikë sa u ftoha në Sumë.
Se ma veshën me serum.

Më thanë të bie në peshë.
Për punë llërat t’i përvesh.
Puno bahçen e mbill presh.
Mos ha treqind lugë përshesh.

Me vdekjen dola me fitore.
Tani ngela mbi peshore.
Kam blerë dhe gira dore.
Bëj tre mijëshin në korridore.

Mirëpo pesha akoma s’flet.
Kam ngelur 110.
Ndaj Robert më gjej dietë.
Mos më mbaj kot me gajret.