Xhaxho Plaku: “Na e ngritën…”

927
Sigal

Pritën pensionistët!
Pritën, tre vjet pritën.
Pritën indeksime.
Pritën dhe ua ngritën.

Sado simbolike.
Mbase dhe s’ju bind!
Ishte goxha ngritje:
Një pikë gjashtë për qind!

Dhe unë pensionisti.
Rri e kohën shkoj.
Do ta marr kalemin.
Do ta konvertoj.

Ç’mund të bëj me ngritjen.
Mund të ndërroj luk?
Gjysmës së shtresës sonë.
Na u rrit dy bukë.

Kurse gjysmës tjetër.
Rrofshin e u ngjattë jeta!
Më pak ua ngritën;
Një bukë e tre feta.

Një milion shuplakat
Që mbushën kolonat,
Gati gjysma e tyre.
Janë vota tonat.

Mos t’u ngelet qejfi .
Do na i ngrinin akoma.
Po s’u dalën lekët,
Ua ha reforma.

Të rinj në gjykata.
Të rinj Prokurorë.
Ata rrogë milionëshe.
Ne ta mbajmë me dorë.

Nuk bëj fjalë të mbajmë.
Veglat dhe aletet.
E kam për librezat,
Për hallet dhe dertet.

Rrofsh, moj qeveri!
Rrofsh e tungjatjeta!
Shumë na dhe dhe kaq,
Një bukë e tre feta .

Shumë e boll i kemi,
Goxha përfitime,
Një bukë e tre feta
Edhe dy thërrime.

Po ç’i duam lekët?!
Çfarë halli na gjeti?!
Na janë tretur brekët.
Rroftë Arben Ahmeti!

Rroftë e qoftë ministri! .
S’ka reformë ta tundë.
Duket se thith lekë.
Me xhep dhe me hundë.

Më duket lugat.
Do t’i thithë të tëra.
Ka përshtatur hundët.
Me dy grykë të gjera.

Pritëm po ia vlejti.
Që pritëm tre vjet.
I morëm njëherësh.
Çdo vit nga një fetë.

Do ngrihen prapë mot

Dhe një tjetër herë.
Për këto tre fetat.
Tre koqe sheqer.

Dhe po s’na e ngritën
Rrogën edhe mikun,
Prapë votat tona.
“Janë plumb për armikun!”

A, se mos harroj,
Kush mikun mban me furkë.
Të blejë çerek viagre
Dhe të dhjesë në bukë.

BY PENCIONISTI