Xhaxho Plaku: Ku po shkon bota?

658
Sigal

E shkruar para disa vitesh por që qëndron edhe për sot

Ditë të mbarë tej e tej!

 

Xhaxho Plaku

 

Se ku po u shkon bota, ende nuk e dimë.

Po nxiton pa torua drejt për në greminë.

S’duket fare dritë e s’duket fare shpresë.

Nënshtruar kudo vetëm nga një shtresë.

 

Popujt ziejnë e kudo valojnë.

Nuk dihet se sa akoma do durojnë.

Luftë sherre vrasje e lëngata.

Uri, protesta, greva e demonstrata.

Dhe sa do zgjatë vallë kjo lëngatë?! .

Uri, viktima, jetimë e refugjatë.

Sikur po shkon drejt shuarjes fare.

Xhihad, Isis e luftë fetare.

 

Priten koka si lule laboti.

Prerje kokash, urdhëroka Zoti?!

Fukarallëku që po i merr shpirtin njeriut.

Ka gjet si zgjidhje Barin e Miut.

Minoranca po korr fitimet me drapër.

Maxhorancës po i shkel kokën si gjarpër.

O TURMË, kur do të soset një ditë durimi?

Sa do pranosh të shtypesh nga krimi?

 

Thonë se sistemi po kalbëzohet.

E me një mashtrim ‘rafinato’ do ndërrohet.

O TURMË, o ty të rëntë pika! .

Sa do shpresosh te Kurvë politika?

 

Jam i pafuqishëm në Revolucion t’ju nxit,

Por na morën frymën disa parazitë.

Po na vrasin, sakatojnë e torturojnë.

Qëllimi i tyre s’jemi ne, po si të fitojnë.

Edhe Zoti është plakur e më duket po fle.

S’shikon pabarazinë, s’po shikon më asgjë.

Kudo katastrofa, përmbytje, tërmete.

Kudo refugjatë të uritur e mbytur në dete.

 

Dhe Krishti s’e duroi dot këtë Jetë.

Pranoi, u kryqëzua me gozhdë vetë.

O Turmë-folëse e pa pikë vlerë.

Përse po prodhon Krisht të tjerë.

 

Unë s’e di, sa do vazhdojë kjo Botë e ndyrë.

Shumica kufomë, pakica e fryrë.

Një pyetje lind nga unë, Xhaxho Plaku:

KUR DO NDËRROJË KAHUN DAJAKU?