Xhaxho Plaku: Flokët prej leshteriku

821
Sigal

Ta dish sa të prita, ta dish sa shumë vite.
Fati nuk deshi dhe s’erdhe dot kurrë.
Mbase dot s’u kuptuam e gjetkë ti më prite.
Siluetën tënde gjithnjë gdhend skulpturë.

Sa herë kam lozur me rërën e njomë.
Sa herë mes kokrrizash kam shkrirë vet i tërë.
Sa herë më ke thënë, kam ftohtë po mbulomë.
I çmenduri i vetëm që u dashurua me Rërë.

Të pres si Sirenë nga Deti të dalësh.
Sa herë s’ke dalë Ti, zemërthyer kam ikur.
Kam lënë skulpturën të shkrihet mes valësh.
Dhe flokët e stisura nga një tufë leshterikësh.

Dy perla guaskash t’i vendosa si sy.
Dhe majë një guri të sodisja me ëndje.
Me simfoninë e valëve kërcenim të dy.
Ç’fantazi të shfrenuar paskam pasur në mendje.

Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Durresit. Temperaturat e nxehta te veres, kane bere qe turiste te shumte, ti drejtohen pishinave dhe bregut te detit, per t’iu larguar vapes./r/n/r/nPeople enjoy the hot weather in the crowded beach in the Albanian Adriatic Sea in the city of Durres on August 13, 2014. Hot weather conditions have reached a peak of 38 degrees Celsius in Albania during the last days.

Netëve pa Hënë kur dot s’të dalloja.
Tej tutje një zë më thërriste si i mbushur me frikë.
Smeraldet në sy më kot t’i kërkoja.
Dhe ikja ngarkuar me një tufë leshterikë.

Tani te Gjiri kam kohë që nuk vi më.
Skulptura që të gdhenda s’më bën më për Burrë.
Dallga që erdhi përpiu çdo gjë.
S’kam parë kurrë në jetë më të bukur Skulpturë.

Zemra s’njeh frikë të tregojë pleqërinë.
E të ziun Plak e shëtit nëpër dete.
Skulpturën e dhuroj dedikim për rininë.
Smeraldet e syve do t’i ruaj për vete.

suntan lotion woman