Xhaxho Plaku: Ç’farë po hamë?!

675
Sigal

Dikur s’kishim, një jetë qamë,
Ndaj u çuam dhe i vramë.
Diktaturën mbrapa lamë.
Tani nuk dimë se ç’po hamë!

Ç’t’u them unë e ç’të më thoni?!
Po na vret çdo ditë hormoni.
Më mirë të kthehet tolloni.
Gjërat bio t’i provoni.

Po ky është një hall i madh,
E blejmë Allçinë për djathë.
E blejmë sa ‘frëngu pulën’.
Nëpër gjellëra hamë tullën.

Mesin e tullës në palcë.
E shtypin e kthejnë salcë.
Tulla ka dhe tjetër vlerë,
Na e shesin për piper.

Po kjo punë iku e vate.
Na del speca në domate.
Domate racë varvate.
Na skuqet brenda një nate.

Një ditë bleva pak mish viçi.
Çmimi, goditje çekiçi.
Shitësja si me fytyrë djali.
Tha është hergjele nga mali.

Kur e zieva në kusi,
Mishi u bë sterrë i zi.
Seç dyshova, mos kish hile,
Një thelë u bë gjysmë kile.

Nejse, nepsin dot s’e munda,
Thelën nga lëngu e shkunda.
Të mendoja gjatë nuk prita
Si lubi e kullufita.

Mirëpo thela ishte pjesë zverku,
M’u bënë sytë si gjysmë leku.
Pa kaluar njëzet ditë.
M’u bë qafa si dem shytë.

U mblodhën mjekët, kërkonin,
Analiza hulumtonin.
Të më thoshin nuk guxonin.
Xhaxho, ti ke ngrënë Hormonin!

Ç’hoqën doktorët e shkretë!
Desh më futnë në epruvetë.
Veç dy vende më kish prekë,
Xerkun dhe diçka nën brekë.

Mezi erdha në islla,
Nuk lashë Hoxhë pa bërë duva.
Çdo ditë plotë nga një recet’
Tani jam kthyer skelet.

I dashur ‘pipëll’ i im!
Bëni kujdes në ushqim!
Mos protestoni për Edin e Lulin,
Po shikoni ku ua ngulin!

Kërkoni se çfarë po hani, .
Për pak ditë do dalë bostani,
Do dalë speci e sallatori,
Më i vogli, ruspë traktori!