Veledin Korkuti: Më mirë t’i themi, ca gjëra që kemi…

494
Sigal

( Sejmen Gjokoli e Veledin Korkuti,  dialog me vargje )

 

1.   Veledin Korkuti

 

Do vazhdoj të shkruaj,  

Për hallet që kemi,

 Pse ti mbajmë brenda,

 Më mirë t’i themi .

 

Ç’është publikuar,

Nuk është çudi,

Se ti je si unë, 

Dhe un’ jam si Ti.

 

 Ne s’jemi të vetëm,

 Kemi shokë shumë,

Që me vete thonë,

 Pse nuk del, o lumë!

 

 Dil o lumë, merri,

 Gjith’  padrejtësitë,

 Të jemi si bota ,

Edhe ne një ditë.

 

 Ca gjëra, i dashur,

 Duhet ti dish vetë,

 Po s’di të lëpihesh,

 S’ke si bën përpjetë.

 

Vetëm servilizmi,

Goxha të shpërblen,

 Të jep atribute,

 Dhe kur nuk e vlen.

 

 Filmi që po shfaqet,

 Me seri të gjata,

 Ndryshon  Qeveria,

 Jo administrata.

 

Hiqeni nga mëndja,

 Kush mendon si unë,

 E doni Europën,

 Apo doni punë? 

 

S’kërkojmë privilegje,

 Pa i merituar,

Po jo dhe të flemë,

 Kur do ndenjur zgjuar.

 

 E di kur urrejtja,

Më kulmohet mal? 

Kur një të pa aftë,

 Shoh në piedestal .

 

O Selman i nënës,

Ç’të të qaj më parë,

 Kur s’të hyn në punë,

 As kriter, as garë. 

 

Do pres edhe ca,

 Kam ende besim,

Se diçka do bëhet,

 Do ket’ reflektim.

 

Tek padrejtësia.

E keqja pi gji,

Se s’u vjen e keqja,

 Nga unë e nga Ti.

 

Se ka dy standarde,

 Nuk zgjidhen të mirët,

 Një për LSI-në,

 Një për ne fakirët.

 

 Mos ka një Ligj tjetër,

 Ashtu nëpër fleta,

Namin Edi Rama,

Ligjin Ilir Meta?!

 

 

 

 

 2.  Sejmen Gjokoli

Plasi muza sheshit,

Të thashë e më the,

Unë të shkruaj sot,

Ti më shkrove dje.

 

 ( Vijon Nesër )

Deri ketuuuuuuuu

 

Ti thua të tuat,

Unë të miat them,

Duket se të dy, 

Kërkojmë “melhem”.

Se, një farë “melhemi”,

E kërkojmë ne,

Po jo thjesh për vehte,

As për dy a tre.

 

Ne kërkojmë “melhem”,

Për gjithë shoqërinë,

Që të gjithë bashkë,  

Ta bëjm Shqipërinë.

 

Se s’bëhet qameti, 

Vetëm për ca veta,

Edhe pse kjo punë ,

Ka vajt te gaveta.

 

Ka vajt te gaveta,

Te buka që hamë,

Ca nga majë e malit,

Shohin fukaranë. 

 

Ne flasim për vlera,

Dhe për kontribute,

S’na vjen mir’  për gjëra,

Që bëhen hajduçe.  

 

S’na vjen kur shikojmë,

Ca, që deri dje,

Qëllonin me gurë,

Sot kan’ zënë qoshe.

 

Bërtet opozita,

Shkrep e ndez rrufe,

Sikur në karrige,

S’ishin deri dje.

 

Sikur nuk i patëm,

Tetë vjet në krye,

Sikur s’u dogj vendi,

Dhe me gjak u lye.

 

Sikur s’u hap gropa,

Sikur s’u bë nami,

Edhe pse na thoshin,

Ishim si Gjermani.

 

Tani dhe avionët,

Kishin mbet pa thënë,

Hedh një gur i marri,

Pas sulen të tërë.

 

Duket më në fund,

Na ka ndritur fati,

Tani me avionë,

Na u bë dhe fshati.

 

Tani rrugë më rrugë,

Dhe nga anët tona,

Do vemi e vijmë,

Vetëm me avionë.   

 

Dhe, për sa më thua,

Jo Rama, po Meta,

Nuk duhet shpejtuar,

 Pas vjen e vërteta.

 

( Vijon Neser )

Deri ketuuuuuuuu

3.    Veledin Korkuti

Ç’na kujton avionë,
Që ulen pa pista,
Me të tilla proçka,
Ësht’ e gjatë lista .

Ç’na duhen më rrugët,
Kot që të shpenzojmë,
Se vetëm me ajër,
Ne do udhëtojmë.

S ‘jemi si Gjermanët,
Që ësht’ popull trokë,
Ne nga një avion,
Na bie për kokë.

Sa për ca probleme,
Që ka shoqëria,
Ato do ti zgjidhim ,
Veç të rrojë partia.

Ti thua “melhem”,
Po s’ësht’  në lëkurë
Është plagë e thellë
Duhet goxha kurë.

Dhe kush pa të drejtë,
Ka kapur qoshen,
Le të iki vetë,
Se s’ja kemi ngenë.

Pa futur në ujë,
Se mëson dot notin,
Jo njerëzve punë,
Po punës të zotin.

4.    Sejmen Gjokoli

 

Hodhëm edhe pritëm,

Një duzinë probleme,

Ca për “bisturi”,

Ca dhe për “melheme”.

Ca për qeverinë,

Ca për opozitën,

Të dyja së bashku,

Të na hapin dritën.

Dritën që të shohim,

Rrugën e Europës,

Siç e kemi zënë,

U bëmë gazi botës.

Pa ftohur kolltuku,

Që kishin gjer dje,

Opozita thotë,

Jemi prapë ne.

Fare s’do t’ja dijë,

Për njëmijë kusure,

Vendi ynë i dashur,

Bërë shollonure.

Dhe Europa thotë,

Rrini, gjeni llafin,

Pa e ndarë kurrë,

Sheqerin prej shapit.

-fund-