“Udha e Shqipërisë në Europë kalon nga deti i Eladhës”

532
Sigal

INTERVISTA/ Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-t: “Pa varre helenë në Korica dhe Përmeti, nuk ka Bruksel për filo Berishë e filo Ramë”

Zoti Vangjel, të më falni, që nuk mund t’ju thërras në mbiemrin “Dule”, se kam frikë mos u merr për allvano “Agimi i Artë”, dhe ju ngul ndonjë thikë pas shpine.

– Ua kam thënë juve, allvanosëve, njëqind herë dhe ekato fores vëllezërve të mi helenë. Unë jam kirio Vangjeli në Athinë dhe zoti Dulja në Tiranë.

– Kirio Vangjeli, meqë jeni i paanshëm, se jeni gjysma helen dhe gjysma allvanos, ju si na këshilloni, ku ta ngremë gardhin e detit të Sarandës?

– Unë kësaj here jam me filo Berisha. Atje ku i thamë ne t’i ngulim hunjtë e gardhit në det, i tha edhe goja filo Berishës. Mbeten të kënaqur, edhe kirio Samaras, edhe kirio Fyllja.

– Filo Berishës, seç i kanë vënë ca kleçka dhe nuk e lënë rehat, këta shokë shqiptarë. Ju kirio Vangjeli si do t’i vini në ndihmë filo Berishës?

– Mua, Kirio Vangjelin, më ka ngarkuar me mision Athina, që të jem sa më afër filo Edit. Ndaj nuk pranova karrige, kur ma fali filo Berisha.

– Ti si e shpjegon që Berisha donte të të fuste edhe ty në një thes bashkë me çamët?

– Kajmeno Berisha, me një karrige donte të merrte me të mirë kiriot në Athinë. Po, ç’kujtoi kajmeno Berisha? Që kiriot në Athinë, do gënjehen, si çamët, që i fshijnë këpucët, pse i bëri ergatë në qeveri?

– Po çfarë duan kirio Samaras nga filo Berisha?

– T’i kujtojnë se cilët janë afendikonjtë e tij. Pa ne, nuk ka për të parë aspro ditë.

– Po grekët e Athinës, përse të lidhin ti me filo Ramën, këtë nuk e kuptoj?

– Filo Edi, është si ai mëzi që akoma nuk i kanë vënë samarin e qeverisë.

–  Kirios Samaras, në kë dhëmbë i mbeti glikoja e filo Edit?

– Po, ne e kishim rregulluar me filo Edi, që të mos hapte gojën fare, për gardhin e detit të filo Berishës, po e pickoi mushkonja e Spahiut, e hapi gojë edhe filo Edi. Na preu në besë. Mëzat pa samar hedhin vicklat e filo Edit.

– Është e vështirë që të shtroni mëzin, filo Edi, për t’i vënë samar?

– Berisha në 1994-n ishte më i egër, se Rama tani. Hodhi vickla përpjetë e përpjetë, sa na burgosi. Po, e kemi shtruar tani, sa na rri oriste afendiko. Këtë samar i qepim tani edhe filo Edit. Ndaj, unë nuk bëhem Ndok e të iki larg filo Edit.

– Nuk u ka tepruar ndonjë qindarkë, për kirio Spahiun?

– I ofruam edhe kirio Spahiut, po atij iu dukën më të rënda verdhushkat e kirio Erdogan, ndaj u mundua të çkulë gardhin tonë në det. Po ju e patë heroizmin e “Hrisi Avgjisë”.

–  File Vangjeli, si filo që jemi, e nuk na dëgjon dhe njeri, tani ç’punë të ka ngarkuar kirio Samaras?

– Kirio Samaras, tani më ka ngarkuar mua t’i marr përmasat filo Edit, e t’i bëjmë samarin, e t’ja dhurojmë, sa të vijë në qeveri.

– Sa i ndryshëm, do të jetë samari që do t’i dhuroni filo Edit, nga samari që i keni vënë filo Berishës?

– Të njëjtin samar, u vëmë të gjithëve filo allvanosëve. Duam t’i kujtojmë edhe filo Edit, që tani flet revan, si mëzi pa samar, që rruga që duan të mbërrijnë në Europë kalon nga deti i Eladhës.

– E keni menduar, që filo Edin ta ketë pickuar thellë mushkonjat e Spahiut, e të mos pranojë gardhin e Eladhës në det?

– Ne T(iranën) rojën nuk e morëm për një vit, ndaj unë me durim pres t’i vë samarin mëzit Edi. Unë prandaj jam kirio Vangjeli  në Athinë dhe zoti Dule në T(rojë)iranë. Filo Edi, po të mos e hajë dhuratën e Trojës,  e do  të bëhet  si Spahiu, do t’i kujtoj unë atë që thashë ditë më parë. Që Shqipëria po na dënon neve, kiriot Vangjelë e na lë pa varrë në tokën helene të Koricas. E, po thashë këtë, unë kirio Vangjeli në Tiranë, nuk ka Brukselë për filo Berishë e për filo Ramë.