Tasim Aliaj/ Afizeja, në perimore

535
Sigal

Afizeja,  pas burgimit  të gjatë  të  të shoqit, u detyrua  të bënte gjithfarë punësh  fizike ndër më të rëndat. Me kazmë e me lopatë, me karrocë dore e gjithfarë punësh të tjera të kësaj natyre. Përherë kishte qenë shëndetlige, por këto punë e dobësuan edhe  më tepë fizikun e saj të imtë. E, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Afizenë, herë pas here, ashtu siç vinin planet e fuqisë punëtore, e pushonin  edhe nga  ato punë rraskapitëse. Dhe ky ishte halli më i madh që i binte mbi kokë. Nuk ishte thjeshtë  se, një kryefamiljare mbetej  pa  punë  e  pa të ardhura. Kjo ishte pasoja  e parë e fatkeqësisë, por jo më e rënda. Hataja e vërtetë për një familje, ishte se, pas pushimit nga puna  humbisje edhe të drejtën e triskës së bukës  e të ushqimeve. Jashtë  sistemit  të triskëtimit, ata  artikuj kushtonin qimet e kokës! Dhe kur pa, gjithë kjo shtrenjtësi? Kur mbeteshe pa punë, më shqip,  don të thotë pa rrogë dhe, akoma më shqip, pa mjete jetese!  Shtoju , pastaj këtyre, edhe vajtje- ardhjet  pa  fund  nëpër  zyra  për gjithfarë hallesh dhe, merret  me mend  se  si katandisej  i ziu rob i zotit. Ca  kohë, së bashku me shoqet e saj të deklasuara, punoi  në ngarkim-shkarkimin e druve të zjarrit. Nuk ishte një punë për femra, po me kë të flisje? Një dite  erdhi në shtëpi  e lënduar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf