Shteti porsi gjarpër, ha bishtin e vet!

477
Sigal

Shteti porsi gjarpër,

Ha bishtin e vet,

Se është kaq i varfër,

Kaq pa dinjitet!

 

S’i mbeti gjë tjetër,

Veç të shkretit bisht,

Ndaj askush se merr,

Atë seriozisht!

 

Tetë vjet me radhë,

Ky biçim tellalli,

Është tallur me veten,

Askënd tjetër s’talli!

 

Një sinjal të kuq,

Bodja dha në darkë,

Buxheti është tretur,

S’ka asnjë qindarkë!

 

Ne këtë e dimë,

O Bode mavria,

Ndaj dot se kuptojmë,

Pse po qesh Salia!

 

Fare s’e kuptojmë,

Ç’bluan ajo kokë,

Qesh sa ja arriti,

Të na bënte trokë!

 

Të na bënte trokë,

Trokë e trokëllimë,

Ku do shkojë marria,

Akoma s’e dimë!

 

Bode kopetenti,

Dha sinjalin sos,

Po Salia ende,

Hiqet si kolos!

 

Një marruk ka nxjerrë,

Majë e asaj dalte,

Kolos është vërtetë,

Po kolos prej balte!

 

Keq do përfundojë,

Ky kolos mavriu,

Do shkërmoqet krejt,

Sa të nisë shiu!

 

Anija po mbytet,

Ka dëme të rënda,

Po për dreq që jemi,

Që të gjithë brenda!