Roberti Haxhi: Shqi… moj Shqipëri, hesapi, të ësht’ pleksur lesh arapi…

534
Sigal

Shqipëri, të qofsha falë,

Gjithmonë më ke lën’ pa fjalë!

Shqi… moj Shqipëri, hesapi,

Të ësht’ pleksur lesh arapi!

 

Shqipëri, moj nëna ime!

Qenke mbushur lesh me qime!

Je mbushur e tëra rrush,

Të është pleksur der’ në gush’

Shqipëri, moj e paparë!

Nuk krihesh as me llanare,

S’i rrallon dot as me darë,

As gërshërë e as hanxharë!

 

Shqipëri, fati të gjeti!

Që kur u shpik interneti,

Aipad dhe Aipedi,

U lodhet Shqipo mes vedi!

Lidhe burra, lidhe gratë!

Lidhë plakat dhe të rate,

Nga sabahu gjer te darka,

Lidhe pleq e lidhe plaka!

 

Kështu Shqipo merr e jep,

Edhe pse pa lek në xhep,

Ku në shtyll’ e ku në plep’

Prapë na lidhe cep më cep!

Ja shiko, more jahu!

Ku atje e ku këtu,

E lidh telin në një dru,

E hedh lakun te një hu!

 

Dhe me vrap e me një frymë,

E hedh telin ku gjen vrimë,

E hedh telin në një deg’

Mu atje ke gjen një shteg.

 

Ja kështu nuk dorëzohesh,

Bashkë me telin rrotullohesh,

Nëpër shtylla telefoni,

Në ballkon e pas ballkoni.

 

Qesh e qan e qan e qesh

E pleks dysh edhe në tresh,

Asnjeri nuk të merr vesh,

E pleks e bën li e lesh!

 

Ja kështu more qafir,

Qeveria në delir,

Të shikon e bën sehir,

Vazhdo thotë se e ke mirë…!!!