Robert Haxhi: Xhaxho e kam marrë në ballë. Hajde të ta shtroj me dhallë!

734
Sigal

Dil xhaxho, more i lik,

Dil o xhaxho, mos ma pik!

Mos u merr me politik’

Dil e shih Bertin një çik!

 

Me pak fjalë do ta mbledh.

Nisa biznesin me gjedh,

Xhaxho, bëra mendjen top,

Nisa biznesin me lopë

Hapa kurs për baxhoxhie

Për mjelje dhe punë shtëpie

O xhaxho plaku ç’te shihje

Të bëj be me rob shtëpie

 

Ç’të të them xhaxho fakiri?!

Desh luajta nga fiqiri!

Erdhi një si pelë Misiri,

Shtatë drita i bënte syri.

Ma bëri me asharet,

Shkeli syrin gjithë lezet,

Me foli: “Ç’kemi Robert?”

M’u dridh buza, mos më pyet!

 

Njëzet ‘mmmm’ si batare,

Mmmmirë, i thashë, po ti si je?!

Ç’pate? – tha. Mblidhe, çke?!

Do me njohësh po s’më njeh!

Kam kaq kohë tha që të vëzhgoj,

Sa herë para të kaloj,

Të hedh llafe të ngacmoj,

Ndërsa ti, vazhdon njëlloj!

 

Unë dal hapur mu në shesh,

Të flas dhe të buzëqesh,

Ose ke problem në vesh,

Ose ke vajtur për lesh!

 

Një ditë drejt e drejt kur vije,

Më këpute fije-fije,

Me hundën gjysmë qysqie,

E erre vendin me hije.

Hunda tënde ndriste flakë,

Që nga njëqind metra larg,

Dhe shkëlqente si me llak,

Sa desh vdiqa dhe për pak!

 

O xhaxho ç’më mallëngjeu,

Kur e pash në lot shpërtheu,

Syri më tha s’më gënjeu,

Nuk ta merr as Skënderbeu!

 

Mos më quaj delirante,

Sot kam ardhur si kursante,

Mendoj bashkë do bëjmë biznes,

Dhe futi kovën në mes.

Ç’të të them t’ëmën e sëmës!

Ngjeshi kovën midis këmbës.

Xhaxho, ç’të të them, u drodha,

Kur u shtrembërua kova!

 

Më tha,-mos e merr me frikë!

Kur mjel,- tha, e kam nevrik.

Po, tha,-afrohu dhe një çikë

Xhaxho, më vanë djersët pik.

 

Edhe më puthi në faqe,

Rrofsh, më tha, se më kënaqe!

Me këtë biznes që shfaqe,

Bashkë do ta mbyllim me paqe.

 

A zuzar, more zuzar!

E paske hundën me barrë!

Të dy do t’i vëmë karar,

Do t’i bëjmë lekët mullar.

 

O xhaxho trimi, më flet,

Qenkësha me fat në jetë,

Më vete puna gërnetë,

Hapa biznes për bulmet.

 

Kam hapur biznes për merak,

Jo vetëm, po me ortak,

Kot o xhaxho, mos merr flakë,

Me inat dhe pa çakmak.

 

Dil xhaxho, mos hajde vërdallë,

Mos e lër vendin batall!

Po s’del, ta kam në dhëmballë,

Ne punojmë dhe ti bën pallë!

 

Dil e thuaj ma paç hallall,

Se kam shtuar gjën’ e gjallë.

Për ty do ta marr në ballë,

Lumin do të ta shtroj me dhallë…!!!