Robert Haxhi: Prostitutat po betohen!

646
Sigal

Rresht të gjithë për njëri tjetrin,
Që të gjithë në rresht për një,
Sa krenar që jam Shqiptar,
Po e them, me sa kam zë!

Do ta them, me sa kam zë!
Po më lart dhe sa më lart,
Se besoj që mund të thoni:
“Ia fut kot!” dhe flas përçart!

Me besë burri armatosur,
Me besë burri okë e kokë,
Jam me besë e jam krenar,
Për sa trima rrit kjo tokë!

Këtu besa e një burri,
Që ta këtë kushdo të qartë,
Është Atdheu mbi gjithçka,
Si morali më i lartë!

Sot betohen, përbetohen,
Këta trima pallë-larë
Solemnisht, dora në zemër
Para kombit Shqiptar!

Gjithë trimat po betohen,
Në flamur, përpara shkabës,
Se tani i gjithë pushteti,
Është bërë si pronë e babës!

Është bërë si pronë e babës
Që e mbrojnë me kushtetutë,
Dhe për nderin e flamurit,
Betohet çdo prostitutë!

Prostitutat po betohen
Oh, sa bukur, oh çfarë shfaqje!
Prostitutat, miqtë e mi,
Me mini dhe me mustaqe!

Dhe sekserët po mëkojnë,
Me daulle me tam-tame,
Prostitutat tani luajnë,
Tamam rolin e një dame!

Po betohen sot dhe nesër,
Sot dhe nesër, ditë për ditë
Shqiptar, o trim mbi trima!
Lum si ti, ç’të shohin sytë!

Lum si ty, o Shqiptar!
Ç’të shikon syri i patrembur,
Se gjithë bota, bashkë ta marrësh,
Trim si ty s’kanë për të gjendur!

Dhe unë ndjehem shumë krenar,
Se ky gjak që rrjedh në vena,
Rrofshin trimat Shqiptar
Dhe Shqiponja me dy krena!

Rrofshin trimat kudo janë,
Që në ballë e s’rrinë në hije,
Po më mirë, them, që ta mbyll,
Them ta mbyll se m’u përzije!!!!!