Robert Haxhi: Këtu nuk mbaron Teatri…!

687
Sigal

Këtej të gjithë po ikin

Dhe unë s’di sa do rri,

Do iki sa më larg

Për ku tamam s’e di.

 

Do iki sa më larg,

Prej vendit tim pa faj,

Do gjej një vend të huaj,

Të shkrehem dhe të qaj!

 

Askush të mos më shohë,

Do qaj me ngashërim,

Për ç’lashë e s’do t’i shoh,

I mjeri vendi im!

I mjeri vendi im!

Të shqyen të bën katërsh,

Çdo ditë mbi dhimbjen tënde,

Të gjithë luajnë teatër!

 

Të marrë, mor të marrë,

Po ç’ju duhet godina,

Të vjetrit thonë një fjalë,

Dhe minjtë e murit Kina!

 

Të gjithë luajnë Teatër,

Me horra dhe bij horrash,

Gënjeshtra dhe mashtrime,

Me dokrra ‘profesorash’.

 

Teatër loz ministri,

Teatër loz Polici,

Teatër dhe ai

Që ka lindur nga hiçi,

 

Teatër mbylla syza,

Më kape dhe të kapa ,

Gjithë hijeshi e luan,

Aktorin dhe Ver Llapa!

 

Teatër me tepsi,

Kusi edhe kazane,

Rrofshi që na kujtuat,

Teatrot partizane!

 

Teatrin më të bukur,

Ata që drejtojnë shtetin,

O zot se çfarë spektakël

Po luajnë me buxhetin.

 

Teatër që të gjithë,

S‘mbaron kurrë ky avaz,

Teatri më i madh,

Në xhep të fukarasë!

 

Teatër ç’farë spektakël!

Ata që ndajnë racionin’

Tre feta bukë e gjysmë

E rritën dhe pensionin!

 

O zot, shyqyr arritëm,

Teatrin e Rilindjes!

Tani, burrat me barrë ,

Do marrin lejen e lindjes!

 

Po prisni dhe duroni,

Dhe pak do t’ju vijë hakut,

S’do gjeni vrimë të futeni,

Nga SPAKU i Spartakut

 

Ja rrugës është do vijë

Do vije dhe SPAKU Ngjelës

Ju ndoshta mund të thoni:

-Ia fut si kau pelës!

 

Me avion do spërkaten,

S’do kemi më mushkonja,

Do pjellin mushkat shterpa,

S-do ngelen më beronja

 

Akoma që pa gdhirë ,

Aktorë nga më të parët,

Teatrin më të madh,

E luajnë gazetarët!

 

E luajnë gazetarët,

Me lajmet të vërteta

Kam frikë mos shkas nga goja

Ju dhjefsha në gazeta!

 

Teatër mbi teatër,

Ç’po luajnë analistët,

Nga gjitha pisllëqet ç’sheh,

Këta janë më të pistët!

 

E mbase dot me fjalë,

Do dua shumë të shprehem,

Do iki larg do gjej,

Një vend në vaj të shkrehem!

Dhe në s’u kthefsha më,

Këtu s’mbaron kjo lojë,

Me breza, jam i bindur,

Teatri do vazhdojë