“Rilindja” “Okazion, për vende pune në administratën deri në 2021

121

Pas marrjes së “tepsisë vetëm” si dhe pas largimit të mbi 400 mijë të rinjve , zyrat e “rilindjes” shpallin vendet për punësim. Për të qenë sa më transparent menaxhimi do të bëhet nga deputetët dhe kryetarët e “rilindjes” në qarqe e rrethe. Ofertat okazion ato speciale, ankandi dhe pagesat. Ja adresat e aplikimit

Satirë & Humor

“Rilindja” shpall: “Okazion, për vende pune në administratën për “tepsinë”  2017-2021”

 Ju njoftojmë se “kupola e Rilindjes”, ka nisur shitjen e vendeve të punës në administratën publike për anëtarët dhe jo anëtarët e “Rilindjes”, referuar çmimeve minimale të tregut dhe okazioneve lehtësuese, që nxisin zhvillimin dhe eficiencën e këtij tregu. Pas marrjes së “tepsisë vetëm”, në zyrat e “Rilindjes” ka ardhur “furnizimi e ri” me vende pune. Këto vende pune, për të qenë sa më transparent, do të menaxhohen nga deputetët dhe kryetarët e “Rilindjes” në qarqe e rrethe. Sipas planizimit, bëhet me dije, se 20% të këtyre vendeve do t’i shpërndajnë “të fortët” e zonave, 30% e vendeve të punës do të kalojnë direkt për familjarët dhe miqtë e “Rilindjes”, ndërsa 50% e vendeve të punës të nivelit të dytë e të tretë në tatime, dogana, inspektorate, pikat kufitare, aeroport, naftë, arsim, shëndetësi, kulturë, polici (jo drejtor qendror e rajonal), do të shiten me çmimet ekzistuese të tregut 2013-2017, të cilët variojnë nga 2000-3000-5000-10.000-15000-20000 euro, por gjithnjë në varësi të rëndësisë së vendit të punës dhe të shpejtësisë së pagesës që kryen blerësi. Në këtë sezon të ri shitjesh, ndryshe nga më parë, “bordi drejtues i shitjeve” ka futur në veprim, një garë nxitëse çmimesh, të quajtur “Rilindje e ofertave në shitjen e vendeve të punës”, duke i lehtësuar blerësit e interesuar, mbasi “Rilindja” vërtetë është parti miliarderësh, koncesionarësh e monopolistësh, por ka “program social” dhe lufton vetëm për interesat e popullit e sidomos, për mbrojtjen e shtresave të varfra.

Ofertë “Okazion për vende pune, në administratën 2017-2021”

  1. Për 10 mijë punëkërkuesit e parë: 30% ulje
  2. Për 8 mijë punëkërkuesit e dytë: 20% ulje
  3. Për 7 mijë punëkërkuesit e tretë: 10% ulje
  4. Për 1 mijë jetimët, blerës të parë: 25% ulje
  5. Për 1 invalid, blerës të parë: 2% ulje
  6. Për 2 mijë femrat më të bukura: 100% ulje
  7. Për militantët llafazanë: 0% ulje
  8. Për familjarët e militantëve: 40% ulje
  9. Për intelektualët pa shkollë: 10% ulje
  10. Për fshatarët që duan zyrë: 15% ulje
  11. Për të “fortët” e qyteteve: 60% ulje
  12. Për fëmijët e veteranëve: 1% ulje

Ofertë speciale, për sekserët e “rilindjes” dhe ankandi special

  1. Për shitje me shumicë (300 vende pune), bëhet 10% ulje
  2. Për shitje me shumicë (500 vende pune), bëhet 20% ulje
  3. Për shitjet me shumicë (mbi 500 vende pune), bëhet 30% ulje
  4. Për militantët e PS, të pa punësuar në pushtetin 2013-2017, bëhet 35% ulje.
  5. Për militantët e PS, të punësuar në vitet 2013-2017, bëhet vetëm 5% ulje.
  6. Për anëtarët e PD, që kanë mbështetur marrëveshjen Rama-Basha, bëhet 30% ulje (me vërtetim nga kryesia e PD)
  7. Për anëtarët e PD, që janë punësuar nga ministrat e drejtorët teknikë dhe duan të qëndrojnë në punë, shitja bëhet me 100% të çmimit.

Ankandi

Për deputetët dhe kryebashkiakët e prekur nga ligji për dekriminalizimin do shpallet ankand, pranë KQZ ditën që do mungojë Klem Zguri dhe ankandin do e drejtojë Nar Biba…. Data dhe ora do caktohen ditën që do qethen viçat.

Kujtesë për blerësit e vendeve të punës

Vendet e punës jepen edhe me klering ose me konvertime vendesh pune ekuivalente për nga “pesha” dhe rëndësia, nga një zonë në tjetrën.

  1. Oferta është e hapur, shitjet kanë filluar, vendet e punës po pakësohen, afati i ofertës përcaktohet nga shpejtësia e shitjeve.
  2. Vendet e punës për drejtorë drejtorie nëpër ministri, për drejtorë qendror dhe për drejtor rajonalë të çdo institucioni apo shërbimi publik, shiten vetëm nga ministrat në konsultim me kryeministrin, çmimi i tyre varet nga rëndësia e sektorit dhe pozita gjeografike ku gjendet vendi punës.
  3. Pas mbylljes së ofertës, nëse do të ketë furnizim të ri me vende pune, ato do të shiten nga “Shoqata Kombëtare e ministrave dhe deputetëve të Rilindjes”.
  4. Malli i shitur (vendi i punës) nuk kthehet, ose i kalohet një blerësi tjetër prej blerësit të radhës, në prezencë të drejtuesit shtetëror, duke iu mbajtur vlera 30% e çmimit fillestar.
  5. Në rast se blerësi i vendit të punës, gjatë punës kapet me korrupsion e shkelje ligji, shitësi e largon (Rilindja) dhe nuk ia kthen vlerën që ka paguar.
  6. Ju lutemi, tregohuni vigjilentë, që të mos bëheni viktima të pazareve korruptive me vendet e punës!

Njoftime

  1. Njoftojmë militantët e “Rilindjes”, të cilët nuk mund t’i përgjigjen dot ofertës financiare për blerje vendesh pune, që të plotësojnë “CV-të dhe brenda datës 30 nëntor 2019, t’i dorëzojnë ato tek kryetarët e “Rilindjes” në rrethe, për garanci, një kopje ta dorëzojnë edhe tek deputetët e zonave. Për Shkodrën dokumentet do dorëzohen pranë shokut Musa Ulqini.
  2. Njoftojmë specialistët e çdo fushe, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë dot vende pune në administratën e re të “rilindjes”, që të presin hapjen e konkurseve në DAP dhe të marrin pjesë në to, duke i garantuar se do të jenë fitues, siç ka ndodhur edhe në konkurset e viteve 2013-2017.
  3. Njoftojmë familjarët e drejtuesve të lartë të “Rilindjes” në qendër e në zona, se aplikimet e tyre për vende pune i kemi marrë dhe janë shpallur të gjithë fitues, të vendeve të punës që kanë kërkuar.

Komunikimi

Të interesuarit anëtarë dhe militantë të “Rilindjes” të cilët do të punësohen me “CV”, mbasi nuk blejnë dot vende pune, ose nuk futen dot në punë, ngaqë nuk janë familjarë të ministrave, deputetëve e udhëheqësve të “Rilindjes”, të na shkruajnë në adresat tona elektronike:

  1. Prit-gomar.të-mbijë[email protected]
  2. paguaj-të-punë[email protected]

 Ose mund të komunikoni pa pagesë në çdo kohë, në këta numrat telefoni:

 Telefon: 0080055443366778899221177/12345678 (Selia e PS)

 Telefon: 009033221155668899774422/765478963 (Selia e “Rilindjes” në Surrel)

 Telefon: 0070035678120965432673217/43678429 (Shoqata e Deputetëve të “Rilindjes”)

 FAX: 000000000000000000000000000/000/0000

 Nëse numrat celularëve të deri datës 25 qershor, rezultojnë të mbyllur, ju bëjmë me dije, se brenda muajit qershor 2021, deputetët dhe ministrat do t’ju njoftojnë numrat e rinj të telefonit.

Mirupafshim në fushatën tjetër!

( Jo vetëm për të qeshur, pasi ndodh që shakaja është gjysma e së vërtetës)