Për kë do votosh ti Kastriot?!

647
Sigal

Që serish do hidhje gurë,

ne fare s’e diskutonim,

po sikur shumë shpejt o burrë,

shpejt e fillove misionin!

Gushti iku po Shtatori,

përsëri ka goxha vapë,

dhe Kaçi numëratori,

Ramën në klasë e la prapë!

Ta mendojmë për një çast,

opozitën-opozitë,

po votën tënde Islam,

me kë front e llogarit?!

Thonë për ty që je ekspert,

po nuk je Kaçi mandata,

se nga ekspertiza jote,

PS humbi dy fushata!

Ndaj asnjëherë s’ke munguar,

në satirat e Arbenit,

që të njeh e që të thotë,

mos i bjer kaq shpejt legenit!

Ti tani shkruan e zhgërryen,

për t’i bërë qejfin Salisë,

po fitore opozitës,

është kërkesë e historisë!

Më thuaj që ta kuptoj,

se s’jam ekspert un’ i ziu,

me këtë fukarallëk,

si fiton sërish Saliu!

Këto vjedhje-këto krime,

një vrasje çdo gjysmë ore,

si mund ta çojnë sërish,

Berishën në një fitore!

Kur të ndoqën nga Partia,

bëra llafe me Edvinin,

tash kuptoj që kishe hak,

dhe më shumë se përjashtimin!