Pëllumb Kulla/ Luftë frontale e analfabetizmit

77

Në burgun e qytetit, për mësuesin Selam Fiçorri, ditët ishin tmerrësisht njëlloj: paraditeve atë e rrihnin policët, kurse pasditeve, atyre policëve, ai u mësonte shkrim e këndim. Ishte koha e kurseve kundër analfabetizmit. Qindramijët e mbetur në errësirën e paditurisë, do të silleshin nën diellin e shkronjave dhe kjo ishte një nga punët më të lavdërueshme, që bënë komunistët me të marrë fuqinë. Kryetarët e Këshillave në fshatra, drejtorët e kantiereve dhe komandantët në repartet e ushtrisë, u raportonin eprorëve me zell e krenari, numrin e kurseve dhe të paditurve të regjistruar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf