Partizan Myftari / O Sovran , o “kokë palarë”

503
Sigal

O Sovran, o “kokë palarë”!

Priti, priti gojë palarët

Po të qepin një këmishë

Veshur kurrë nga të Parët

***      ***    ***

Po të vinë të “Ringjallurit”

Në duvak edhe “Ndryshimi”

Njëra faqe Kompromisi

Tjetra lyer në pudër Krimi…

***    ***    ***

Për Hamzanë e Lajthitur

Dy Qamilër u bënë bashkë

Po nuk mbollën manushaqe

Pleh do rrisin për mbi kashtë…

***     ***     ***

O Sovran, o “kokë palarë”

Kompromisin për Ty pollën

Në një natë të ëmbël ngjale

Dy Qamilët vet u molën…

***    ***    ***

Por tek thundra e “Ndryshimit”

Blloku shkroi, tre vjet punoi

Ndaj “Ringjallja”e Kompromisit

Më duket si miell  përroi…

   ***   ***    **

Kompromisi Virgjëruar

Një “Ringjallje” gjithë në gri

Dy Qamilët kanë hetuar

Ky “Ndryshimi”, krejt i zi….

***    ***     ***

Në lajthitjen e Hamzait

Ky “Ndryshimi” gjer në llucë

Kërcënon, rrudh fytyrën

Si të ketë pjell një këpucë…

   ***    ***    ***

O, Sovran, o “kokë palarë”

Me pëshpëshet afër veshit

U poq ngjala e “Ringjalljes”

U tor dhe “Ndryshimi” i leshit…

   ***    ***   ***

U bënë lista kandidatësh

Shah i djajve nëpër zyra

Për “Ringjallje” e “Ndryshim”

Në thelb nuk ndryshoi ngjyra…

***   ***    ****

Po ata në brazdë të vjetër

Me pushtet edhe me Krim

O, Sovran, o “kokë palarë”

Kur do shfaqesh në Agim?!

***    ****     ****

v i j o n …