Paparaci/ Agim Doçi: Elegji… (Sipas stilit të Çajupit)

722
Sigal

Në ç’vend kemi lerë,
Krenarë dhe të dhjerë!…
Në Shqipëri!…

Ku të hedhin më shumë baltë
Dhe fajdetë të grinë paratë?
Në Shqipëri!…

 

Ku ka vlerë më shumë gomari,
Se shkencëtari apo shkrimtari,
Në Shqipëri!…

Ku ka bakër, krom dhe ar,
Po s’ke ujë as për t’u lar’
Në Shqipëri!…

Ku jetojmë aq të gëzuar,
Xhepat bosh – derën e blinduar,
Në Shqipëri!…

Ku qeveria punon me banda
E na mban gjallë veç kontrabanda?
Në Shqipëri!…

Ku i veshin në kokë çorapet?
Ku kallashi lan hesapet
Në Shqipëri!…

Ku s’punojnë hiç Kombinatet,
Ku hajdutë ngremë pallatet!?
Në Shqipëri!…

 

Ku pa punë fitohet leku?
Ku pëlcet kërcet dyfeku?
Në Shqipëri!…

Ku hedh valle serbi e greku,
Ku të luan tepeleku!…
Në Shqipëri!

 

Ku spiuni bën transparentin,
Ku vampiri bën Parlamentin
Në Shqipëri!…

Ku ta vrasin Deputetin?
Ku s’e pjerdhin Presidentin!?
Në Shqipëri!

Ku ka një Komb e nuk gjendet i dytë
Që bën sherr me veten, e vetes i nxjerr sytë
Në Shqipëri!…

????????????????????????????????????????????????????????

Ku vishet populli ma trim i botës
Me plaçka të vdekurish të kurvë Evropës!?
Në Shqipëri!…

Shkodër, më 1998