Një zyrtare e lartë e qeverisë Berisha mund të jetë gruaja e tretëe Berluskonit…

574
Sigal

Lajmi mbi mundësinë e rimartesës së 74-vjeçarit, Berluskoni, ish-Kryeministër i Italisë dhe drejtues i njohur i së djathtës PDL, është bërë tashmë edhe zyrtar. E ka konfirmuar vet shtypi italian, si shihet nga fotua e riprodhuar dhe, ditë më parë një nga “kaprodhet” sekretare të tij; e mirënjohura Santanche, ja ka bërë fakt shtypit. Në të vërtetë ka kohë që flitej e mërmëritej kudo se miliarderi pa pushtet qeveritar, larguar me dorëheqje, Berluskoni “po kërkon grua për martesë”. Duhet thënë se zërat e përhapur në fillim të muajit gusht, edhe pse kishin gjetur burim konfidencial tepër sekret, nuk kishin arritur në konfirmim zyrtar. Proverbit shqiptar: “Ku ka zë nuk është pa gjë”, administratoret e tij personale dhe miqtë e afërt, përherë i janë përgjigjur me “No comment!”,buzëqeshje, ngritje supesh, a shkelje syri ndërsa të tjerë zemërueshëm “Non e vero!”(nuk është e vërtetë). Ditët që kanë kaluar e kanë rritur duket temperaturën në vezën e mbyllur hermetikisht dhe”zogu i martesës” së Berluskonit, ka çarë lëvozhgën: ditë më parë ka gjetur konfirmim zyrtar dhe tani komentohet.  Në fillim është “kaprodhja” Santanke që i shtroi Berluskonit devizën për martesë që edhe Italia të nderohej dhe të ishte si shoqet europiane me një zonjë të lartë krah Berluskonit, duke u treguar kështu italianëve hapur mundësinë e Berluskonit për rikthim Kryeministër. Nga ana tjetër ky deklarim nuk gjente arsye personale martese sepse Santanche, “Kaprodhja” e Berluskonit ka deklaruar me kohë, hapur në shtyp se: “Do punoj me Berluskonin, por  pataten nuk ja jap! “Këtë paragjykim personal, nga italianët dhe ziliqaret që ndjekin Berluskonin, ajo e ka paraprirë me idenë se: “Berluskoni është mirë të gjej një grua. Do të jetë një rikthim në politikë plot seriozitet dhe rimartesa do nderojë edhe Italinë”. Kaq ka mjaftuar që shtypi të fokusohet dhe dje, të premten, më në fund ka bërë publike edhe kandidaturat e mundshme, ku ish- gruaja Veronika Laria, denoncuesja e tij e parë se, “ai shkon me minorene,”është një probabilitet i lartë sikurse edhe vet “kaprodhja” Santanche këmbëngul shtypi, pasi ajo mendohet se po taton pulsin e italianëve dhe po loz për t’u fshehur duke deklaruar zyrtaren, për t’u përfaqësuar. Nuk është larg dy kandidaturave edhe një zyrtare e lartë shqiptare, e cila sipas një burimi tepër të rezervuar nga kabineti i Kryeministrit Berisha, mund të bëhet first Lady italiane, sepse ka fjetur disa orë pushimi kur Berluskoni vizitoi vendin e shqiponjave dhe i kërkoi hapur Berishës vajza të bukura. Natyrisht, shtypi italian, i cili përditë është vënë në ndjekje të gruas së ardhme të Berluskonit, e gjen të mundshme edhe një shqiptare, grua për Berluskonin, po të kemi parasysh se shpesh italianët me pozitë kanë tentuar të kenë gra a të dashura nga Shqipëria apo nga zona e Ballkanit. Mjafton të lexohet ditari sekret i publikuar tashmë i Musolinit, për flirtin e kontit Ciano, dhëndër i tij, me njërën nga motrat e “të vetëshpallurit mbret Ahmet Zogu” (këtë e shkruan Musolini) që desh përfundoi me kobure;apo martesa e vet mbretit Italian, Viktor Emanuele III, me malazezen Elena, kupton edhe mundësinë e Berluskonit për të marrë gruan e re, pse jo, nga kampi qeverisës i Berishës. Shtypi italian ka vënë në projekt edhe kandidatura të tjera dhe është normale që ato të jenë, pasi, shkruan shtypi, “kanë paguar nga mishi sekret i tyre dhe janë paguar mirë,natyrisht me të njëjtin premtim:D o të jesh gruaja ime!”. Beqari i vjetër në moshë, Berluskoni, sipas thënieve në shtyp dhe telefonatave që hetuesia i ka regjistruar direkt nga vajzat në dëfrime me Berluskonin, (pra, jo nga përgjimet e tij sepse është e ndaluar) ai ka kaluar në një natë 8 prej tyre, nga dymbëdhjetë që kishin planifikuar sekserët…

Rikuperimet elektronike dhe plastike të Berluskonit, nuk janë vetëm në flokët e tij të mbjellë në tullën e zbrazët, por dhe në pjesë të tjera ku hyjnë dhëmbët e thyer dhe nofulla e çarë nga goditja me ikonë e një të revoltuari, si dhe organe të tjera speciale të trupit. Mundet, shkruan shtypi (Corriere della Sera, Il fatto quatidiano,il secolo XIX,etj.) aplikimi i teknologjive të reja shkencore, në botën e seksit, është edhe arsyeja që Berluskoni po kërkon nuse. Dhe një nuse e re, në këtë moshë, me siguri që do të zbusë krizën e thellë depresive të financave, ku gjendet vendi. Madje, disa autorë kanë vënë re se Berluskoni,pas gjetjes së nuses dhe martesës zyrtare me të, mund të nisë fushatën personale të martojë të gjithë italianët me gruan e parë, monedhën e braktisur Liretë. Kjo rimartesë mund të jetë edhe metafora e vërtetë e publikimeve të rimartesës me ish- gruan e tij, Veronika Laria, martesë e mundshme nëpër faqet e shtypit të përditshëm italian. Dhe nëse jo, atëherë kush mund të jetë kandidatja. Kur “Kaprodhja” Santanche ka deklaruar pataten të paprekshme prej tij? Thua i vjen radha dhe fati i bekuar “thëllëzës” shqiptare, zyrtare e lartë në qeverisjen Berisha? Kush mund të jetë ajo, pasi ç’tha Berluskoni në sy të Berishës dihet dhe është publikuar nga të dyja mediat e vendeve që “deti i ndan,por budallallëqet nuk ua lan?”. Nëse realizohet, me siguri Berisha do dalë në fushatë me dy gishtat lartë duke na thënë:Një mrekulli e re, realizuar nga PD, siguruam martesën e shekullit! Shqipëria e qytetarit përparon drejt perëndimit, me martesa elitare, vajza të bukura dhe rekorde noti (prej atyre që s’dinë not) prej qeverisë. Një italian që ndjek Shqipërinë duke buzëqeshur më tha:”Atëherë Berisha vërtetë do të votohet pa vjedhje votash dhe shqiptarët nuk do ndjejnë kurrë më krizë!”. Por së pari, lind pyetja: “A do ta gjejë Berluskoni nusen? Cila mund të jetë?.”E treta e vërteta,”thuhet se i kanë telefonuar nga Tirana, beqarit djaloshar Berluskoni, për ta bindur për nëpunësen e lartë e treta në garë!

Nga Italia, për “Telegraf”