Monica të keqen…

595
Sigal

Hall i madh a të keqen…

A të kujtohet Egini
Ai moj, djali i babait…
Djali i Nerit, pra…

Monica të keqen…

Hall i madh a të keqen…
A të kujtohet Egini
Ai moj, djali i babait…
Djali i Nerit, pra…
Atij që i shkuli veshin Rama…
Ai moj, që iu ankua babait se i shkuli veshin Rama…

Lëre, lëre…

E kisha harruar se edhe halle të tjera kemi a të keqen…
Por ja që mu kujtua sot…
Mu kujtua teksa po lexoja për drejtoreshën e një shkolle të mesme në Tiranë…
I ishte ankuar kryeministrit a të keqen…
I ishte ankuar për Ramën…
Se edhe Ramës nuk i rrinë duart rehat…
Me njërën dorë shkul veshë e me dorën tjetër, shkruan mesazhe…

Monica të keqen…

Nuk është për të ndenjur me duar në xhepa a të keqen…
Hall i madh e ka zënë edhe drejtoreshën…
Ndaj edhe iu ankua kryeministrit…
Ta ketë baba thua…
Baba shpirtëror e kisha llafin a të keqen…
Shejtane je edhe ti…
I kishte thënë se Rama më ka sharë…

Lërë, lëre…

Nam i madh po bëhet këtej…
Seç kanë disa…
Me Arian Çanin tallën menderen pak ditë më parë tek u nisën gjoja t’i bënin intervistë ca të Kosovës…
Atij Fevziut nuk i mbajtën nervat në emision…
Kjo drejtoresha u ankua tek kryeministri…
Fshatarët po vinë në qytet për të mbushur mitingjet si qytetar…
Qytetarët po shkojnë në fshat e sillen e flasin sikur të jenë fermer…
Edhe Berisha tha diku që nëse nuk do të ishte doktor, do të ishte bërë fermer…

Monica të keqen…

Po ke ndonjë ankesë bëje sa më shpejt se pas 23 qershorit nuk do të kesh më kohë…
apo je e zgjuar e nuk ankohesh ti a të keqen…