Mitro Çela/ Martesa vepër –ndarja kryevepër

638
Sigal

Haber nga zyrat e shtetit: Në Tiranë vitin e kaluar janë divorcuaritin 1300 çifte. Në shkallë vendi divorcet bëjnë përpjetë. Mesatarisht çdo vit ndahen 6000 çifte. Çështë kjo hata? Mos vallë po vihet në jetë filozofia e Konfucit: Martesa është vepër, ndarja një kryevepër? Unë nuk besoj. Në Shqipëri më shumë njihet filozofia e Mao Ce Dunit se sa e Konfucit.
Për të zbërthyer problemën mora në intervistë disa psikologë. Njeri më tha: Martesa nuk është parajsë seksuale! Çiftet pasi “hanë mjaltin” deri në vitin e tretë, drejtohen në gjykatë për ndarje. Një tjetër psikolog shtoi: Martesa nuk është shpëtim nga vetmia. Argumenti: Jeta është bërë e vështirë. Është tretur leku. Gratë duan fustrane e këpucë allafrenga. Çmimet po sulmojnë qiejt. Gruaja në vend që të vrasi vetminë, në shumë raste bëhet barrë…
Disa thonë se e ka fajin demokracia. Është shtuar lëvizja. Janë zmadhuar qytetet. Kështu lind dyshimi. Nga dyshimi në xhelozi. Pas xhelozisë rruga më e lehtë divoirci. Më e vështira dhe më me pasoja: Koburja, çiftja, sëpata, vaji në vesh…
Pasi pyeta shtatatë a tetë, siç thotë populli, vendosa të bëj një studim vetë. U befasova. Divorci është nxitur nga politika. Mileti ka nisur të imitojë politikanët e lartë shumë. Dicorcin e parë e bëri Edi Rama, kur ndau gruan e parë Marltida Markoçin në vitin 1991. Pastaj erdhi ndarja e madhe e Fatos Nanos. Në vitin 2000 u nda me Rexhina Nanon, pas 20 e kusur vjetëve martesë. Edhe nga e djathta ka bëma. Kemi ndarjen e Genc Pollos dhe Astrit Patosit…Dhe siç thotë populli, shi rrushi rrushin…dhe mileti merr rrugën drejt gjykatës për divorc.