Kur s’ka zap e stap!…

536
Sigal

Në brigjet e gjelbëruara të përroit të Lanës në Tiranë, po kulloste një kope bravaresh e përzierë me dhen, milorë, rrurëza, shelegë, qengja dhe një lopë me gjithë viç nga prapa. Tufa e bagëtive në palcë të kryeqytetit ruhej nga një goxha bari i thyer, me mustaqe te veshi e me kërrabë në dorë dhe nja djalë nja dymbëdhjetë a trembëdhjetë vjeç. Tufa e dhenve bashkë me lopën me gjithë viçin e saj prapa e kishin marrë shtruar duke kositur me dhëmbët e tyre barin e gjelbër, aq sa disa fshatarë të ardhur rishtas në kryeqytet, po recitonin në heshtje: “Oh, sa bukuri ka tufa, sa gaz bie bagëtia./ Vijnë porsi bletë e plotë i bekoftë Perëndia!…” në sheshet, lulishtet e parqet e Tiranës…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print