Koha e hajdutëve

586
Sigal

Si s’u gjend këtu një burrë,

Që kur hipën në pushtet,

Të mendojë njëherë për popull,

Dhe jo për bythën e vet!…

 

Pasuritë kur deklarojnë,

Sa të pasur janë, o zot,

Dhe shumica mezi rrojnë,

Rrojnë po rrojnë më kot!…

 

Kaq i pasur menjëherë,

Si u bëre o zuzar,

Pasuritë kaq shpejt i shton,

Vetëm të punosh kusar!…

 

Pyet një fakir i shkretë,

Ç’punë bëjnë në qeveri?!

Punojnë në zyra shteti,

Por merren me kusari!

 

Deklarojnë pasuritë,

Stërnipat e Skënderbegut,

Gjer tani ne kemi parë,

Veç majën e ajsbergut!…

 

Sokolat zbritën nga bjeshkët,

Ca të Salës, ca të mbretit,

Dhe morën për kompensim,

Tokat në bregun e detit!…

 

S’mbeten prapa skraparllinjtë,

Malësorët e Ilirit,

Hanë me lugë të florinjtë,

Me oreksin e vampirit!…

 

Ka të tjera e të tjera,

Ç’të të them më shumë o lumë,

Ai që vodhi më tepër,

Këtu nderohet më shumë!…

 

Si duron i ziu popull,

Ndënë thundrën e harbutëve,

Vendi është i shqiptarëve,

Por është koha e hajdutëve!…