KA ARDHUR Edi RAMA ?!….

504
Sigal

-“Ulu , i tha Edi Rama, xha Hasanit,

Ulu, se për të moshuarit, shpirti na dhemb”,

“Unë ulur, mor zotri, gjithë jetën kam qenë,

Tani, dua të flas disa fjalë në këmbë.”…

 

-“Atëherë fol, se ju jeni burim i diturisë,

Dhe ne, prej pleqve mësojmë shumë,

Mençuria i duhet Shqipërisë,

Se përpara na presin shumë punë”…

 

Po xha Hasaniu, i ngrysur pyeti :

“Unë s’të njoh, cili je ti, mor zotëri ?”…

Të tjerët thanë: “Është Kryerilindasi,

Ka ardhur që ti japim votën  përsëri…”

 

-“Ka ardhur ?!, po ku ishte, mos vallë në Hënë?

Se nuk e kemi parë, për ne s’ka bërë asgjë,

Dhe fshati i varfër ka mbetur, siç ka qenë “…

Pastaj, Xha Hasani u ul e s’foli më…

 

Po Edi Rama foli përsëri,

Dhe si më parë, mori prapë zotime:

“Për  fshatin do ndërtoj një xhami,

T’i faleni përditë-Tepisë sime”…