“Duke
ndjekur punimet e parlamentit”
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Parlamenti
si furtun.ë
Do
të vihet prap në listë,
Ai
që do shajë më shumë.
Plaku
me plakën ç’u zunë ,
Kush
të shajë kush të gënjej’
Sikur
kemi zbritur nga malet,
Tufa
e madhe me çakej.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
S’ka
më lepe, s’ka më peqe.
Mbylle
gojën e largohu!
Mbylle
gojën Ilir Beqe!
Plaku
me plakën ç’u zunë.
Nuk gjen vrimë të futet miu,
Tek
kjo foltore do flasi,
Vetëm
kapedan Saliu.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Ik largohu, o qafir!
Tunden
kollaret në ajër,
U kënaqëm me sehir.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Se
i do besnik partia,
Vetëm
këta mund t’i zgjidhim
Hallet
që ka Shqipëria.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Fjalët
porsi shi i dendur,
Sikur
kanë ngrënë të gjithë,
Copa nga lopa e çmendur.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Mbylle
gojën e thefsh këmbën!
Mbylle
ti, o firaun!
Mbylle,
se të bëra nënën!
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Mbylle gojën o zagar!
Eh
ç’na u kthye në ring
Parlamenti shqipëtar.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
U
nxeh plaku e bërtet,
Si
dele mes lukunisë,
Ç’të
bëjë dhe Vali e shkretë.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Të gjithë ngjajnë si të marrët.
Këta janë deputetët ,
Që
kanë zgjedhur kryetarët.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
Mos
fol ti more spiun.
Ç’më flet ti, o gjytyrim,
Që
ke qenë në sigurim.
Plaku
me plakën ç’u zunë,
I
bërtet siç e ka hak.
Parlamenti
nuk bën ligje,
Por
leksione për dajak.
Plaku
me plakën ç’u zunë
Parlament
të bëfsha munë
Ç’u
zunë plaku me plakën
Parlament të bëfsha kakën….